Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e arrestit me burg Argys Kalasin, 32-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e Paskuqanit.
Para gjykatës, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
“Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween, pasi festoja i hidhja poshtë. Kjo mund të jetë një nga ato maskat”-mësohet të ketë deklaruar 35-vjeçari.
Ndërkohë ka mohuar të tregojë se kush ishte bashkëpunëtori i grabitjes së 5 gushtit.





