Transferimi i Muhamed Salah tek Trabzonspor së fundmi është pa diskutim një nga ngjarjet me të pabesueshme të këtyre viteve askush nuk e mendonte se klubi i Ernest Muçit, do të bënte një sakrifice kaq të madhe financiare, në limitetet e mundësive, vetëm për të marrë një yll të futbollit botëror.
Në nivel prestigji dhe emri për klubin është pa diskutim një garanci. Në nivel rezultatesh vështirë të parashikohet nëse një Salah mjafton për të qenë në nivelin e Gallatasarait, Beshiktashit dhe Fenerbahce, tre klubet e mëdha të Stambollit, që gjithashtu janë përforcuar shumë. Megjithatë tani për tani në Trabzonspor po shijojnë efektin Salah.
Ai po ndihet një faraon në Turqi për mikpritjen e rrallë, që i kanë ofruar tifozët në 48 orët e para në këtë vend. Fillimisht në një lum tifozesh në aeroportin e Stambollit, e së fundmi një organizim unikal në stadium, që edhe ai vete tha se as në ëndërr nuk do ta kishte menduar të tillë. Ish-ylli i Liverpoolit mbeti pa fjalë dhe e filmoi të gjithë të që po ndodhte në stadium në telefonin e tij.
Një lum i madh njerëzit, që kishin ardhur vetëm për Bomberin egjiptian i cili ka bërë Bingo edhe ne aspektin ekonomik, ndonëse shumë personazhe sportive e kanë kritikuar për zgjedhjen që ka bërë.
Salah do të firoje 20 milionë euro neto në dy sezone, plus 7milionë euro menjëherë, si bonus nënshkrimi dhe pastaj milionë euro të tjera përfitime shtesë që lidhen me fanellat dhe mallrat e tjera me emrin e tij që klubi do t’i shesë duke i dhënë sulmuesit mbrapsht 20% të fitimit. Këto janë garanci absolute.
Ndryshimi nga rezultatet në fushë dhe bashkëpunimi me shqiptarin tonë të talentuar Ernest Muçi, që do të ketë fatin të ketë në krah një prej më të mirëve të dekadave të fundit.





