Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore ndaj Infantinos,...

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia akuzon Ukrainën...

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për të mbajtur...

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt...

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e...

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që do t’ju...

Bota kërkonte prova për gjendjen e saj, ish-liderja e...

Beteja me zjarrin e madh në zonën e Atikës...

Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e vërtetojnë sulmet...

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e pensionet e shqiptarëve janë vjedhur nga Ermal Beqiraj

3 Gusht 12:10

Edhe këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të masës së tij për detyrim paraqitje. Pas firmosjes, Berisha u ndal në një prononcim për gazetarët, ku komentoi edhe arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiraj në Francë. Sipas Berishës, institucionet e drejtësisë duhet të verifikojnë nëse vila e Beqirajt në Francë është e tij apo e kryeministrit Edi Rama.

“Hetimi duhet të jetë: kështjella a është e Ermal Beqirajt apo e Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Ai kishte kështjellë, jahte e avionë. Rrogat e pensionet e shqiptarëve janë vjedhur dhe shndërruar në pasuri përrallore nga Ermal Beqiri. Megjithatë, hetimet do të tregojnë se kështjella mund të jetë e Edi Ramës, sepse ai nuk do të toleronte në rrethin e tij kështjellarë të tjerë veç vetes së tij.”

Berisha iu përgjigj gazetarëve edhe për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ku sipas tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me mazhorancën për emrin e kreut të organit qendror të akuzës.

“Nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit. Kemi ndërprerë çdo bashkëpunim në përzgjedhjen e emrave me PS.”

Berisha u shpreh se kryeministri Rama kërkon të shkrijë 15 bashki duke krijuar centralizimin ekstrem.

“Kjo që bën Edi Rama është një veprim sulltanesk i një njeriu që kërkon ta ketë Shqipërinë në pëllëmbë të dorës, i një njeriu i cili, i pangopur dhe i paetur me pushtet, në vend të decentralizimit promovon centralizimin ekstrem. I një njeriu që përdori 2014-ën dhe vazhdon ta thellojë reformën si levën e Arkimedit për shpopullimin e Shqipërisë. Ndaj dhe unë i përgëzoj ata, të gjithë qytetarët e këtyre bashkive që ai, me gjakftohtësi kriminale, u bie një kryq, nuk do të ekzistojnë, pavarësisht se kanë histori shekullore ekzistence e të tjerë me radhë.”

Ndërkohë, qytetarët e bashkive që pritet të preken nga kjo reformë e propozuar nga socialistët, prej disa ditësh vijojnë protestat duke kundërshtuar shkrirjen e tyre.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Berisha

Nga e njëjta kategori

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore ndaj Infantinos, Uellsi del kundër rikandidimit

më shumë...

Teknologjia tërheq të rinjtë, 20 vjeçari themelon kompani në industrinë e videolojërave

më shumë...

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia akuzon Ukrainën për shpërthimin ku humbën jetën pesë persona

më shumë...

Mbështetja për bizneset e vogla, Koçiu: Ekspertizë falas për sipërmarrjet për tu përshtatur me BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:58

UEFA-FIFA-s: Mos zhdukni dokumentet! Gati veprimet ligjore...

2:46

Teknologjia tërheq të rinjtë, 20 vjeçari themelon...

2:42

Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia...

2:39

Mbështetja për bizneset e vogla, Koçiu: Ekspertizë...

2:36

Emigrantët vijnë për pushime, fluks i lartë...

1:53

E rëndë në Tiranë/ Mori peng dhe...

1:50

Aksident në Lushnjë–Berat, makina rrotullohet disa herë...

1:44

Thahet Danubi, Rumania ndërhyn me eksploziv për...

1:31

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries...

1:24

Si ta përballojmë vapën me qetësi? Njihuni...

1:18

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lushnjë, katër...

1:12

Autor i 6 vjedhjeve dhe tentativës për...

12:54

Korçë/ Tentoi të vidhte në një banesë,...

12:37

Gjumi i mirë e ka një sekret,...

12:12

Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën...

12:10

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha:...

12:07

Shqiptarët kthehen në vendlindje për pushimet, vijon...

12:04

Flamingot nuk lindin rozë, 15 kuriozitete që...

11:24

VIDEO/ Harry Styles rrëzohet në skenë, reagimi...

11:17

“Prindërit tanë kanë derdhur gjak për këtë...

Më të klikuarat

  • Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin, Ladi Ndoja ndahet pa...
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari nga Patosi humb...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.