Tërheqja nga propozimi për të shitur aksione të organizimin e Kupës së Botës tek palë private, nuk e ka përmirësuar aspak pozitën e kreut të FIFAS Xhani infantino.
Tashmë pozicioni i tij në krye të qeverise së futbollit botëror është në rrezik serioz. Plani i Infatinos solli reagime të ashpra në të gjithë botën, dhe në krye të revoltave që e detyrua atë të tërhiqej ishin UEFA, dhe dy konferedatat e tjera ato të Azisë dhe të Amerikës qendrore, verore dhe Karaibeve.
UEFA në fakt ishte shoqata me gjuhen më të ashpër drejt Intantinos, konfederata që shkoi deri atje sa të kërcënonte me bojkot te të gjitha aktiviteteve nëse Fifa nuk tërhiqej nga ky propozim.
Por kush mendoi se tërheqja do ta kënaqte UEFAN gaboi, pasi qeveria e futbollit europian përmes një letre zyrtare ka kërkuar nga Fifa “Masa të menjëhershme për të identifikuar, lokalizuar dhe ruajtur të gjitha dokumentet dhe informacionet e përdorura nga Infatino dhe Fifa për të komunikuar me federatat e futbollit apo palë të treta që lidhen me plan-projektin në fjalë.
UEFA po vlerëson ndërmarrjen e hapave ligjore kundër Infantinos dhe një prej tyre mund të jetë edhe kërkesa për mocion ndaj Infantinos duke thirrur një kongres të jashtëzakonshëm. Ndërkohë, Uellsi është bërë vendi i parë që tërheq publikisht mbështetjen e tij për kandidaturën e Gianni Infantino për rizgjedhje në krye të Fifas në vitin 2027 për një mandat tjeter katërvjeçar.
” Infantino ka humbur besimin tonë për të qëndruar në krye të futbollit botëror. Mosvendosja e interesave të futbollit në radhë të parë është një gabim që nuk mund ta pranojmë”, thuhej në qëndrimin zyrtar të shoqatës së futbollit të Uellsit.





