Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si zhvillohet teknologjia, gjithnjë e më shumë të rinj po e shohin si mundësi për të ndërtuar sipërmarrjet e tyre. Vetëm 20 vjeç, Firdeus Kasaj ka themeluar kompaninë e tij me fokus inteligjencën artificiale dhe industrinë e lojërave.
“UnyoCorp është një kompani zhvillimi softëare me fokus inteligjencën artificiale, aplikacionet mobile, web dhe game development. Sfida më e madhe ishte mungesa e profesionistëve në industrinë e lojërave, ndaj kemi trajnuar të rinj për tre deri në katër muaj dhe i kemi përfshirë menjëherë në tregun e punës”, tha Firdeus Kasaj.
Për Firdeusin, përvoja në një kompani dhe njohja me kulturën e punës janë etapa të domosdoshme përpara se një i ri të ndërtojë biznesin e tij.
“Rritja profesionale kalon në disa faza. Nuk mund të kalosh direkt nga zero te sipërmarrja. Çdo i ri duhet fillimisht të punojë në një kompani, të mësojë si funksionon puna në ekip, kultura dhe komuniteti, e më pas të krijojë startup-in ose biznesin e vet. Edhe unë gjithmonë kam dashur të krijoj diçka që lë ndikim dhe kjo më shtyu të ndërtoj kompaninë time”, u shpreh Kasaj.
Përtej ofertave të shumta për tu zhvendosur, ai thotë se kanë vendosur të punojnë në Shqipëri.
“Ne kemi pasur oferta për ta zhvendosur kompaninë jashtë Shqipërisë, në vende si Dubai, Zvicra apo Neë York, por kemi vendosur të qëndrojmë këtu. Qëllimi ynë është të punojmë nga Shqipëria dhe të marrim projekte nga e gjithë bota”, tha Kasaj.
20 vjeçari pohon se një pjesë e start upe-ve gjatë rrugës edhe kanë dështuar, por i ka parë të gjitha si një mësim, ndaj këshillon të rinjtë të mos dorëzohen në ëndrrat e tyre.





