Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen:...

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi kuqezi e...

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në...

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në “luftë” me...

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen e Kupës...

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për naftën bruto

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri në Drenovë

Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët dhe identitetin...

Zjarr pranë spitalit në Lezhë, zjarrfikësit vënë nën kontroll...

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni bën efekt, Infantino: Propozimi krijoi përçarje, nuk do zbatohet

1 Gusht 11:59

Nga këmbëngulja e madhe tek tërheqja e befasishme. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi zyrtarisht tërheqjen e propozimit për “FIFA Forward Enterprise” (FFE), projektin që do të përfshinte krijimin e një kompanie për të menaxhuar të drejtat tregtare, licencimin dhe organizimin e aktiviteteve të rëndësishme, përfshirë Kupën e Botës, bashkërisht me investitorë privatë, të cilët do të merrnin deri në 20% të aksioneve.

Infantino tentoi t’i joshte 211 federatat anëtare të FIFA-s me pretendimin se ky ishte një plan që do të shëndoshte financiarisht federatat që do të fitonin paraprakisht deri në 40 milionë euro secila, mirëpo ideja e tij shkaktoi menjëherë një valë protestash ndërkombëtare.

UEFA ishte kritikja më e madhe, madje qeveria e futbollit europian shkoi deri atje sa të kërcënonte me bojkot të të gjitha aktiviteteve në rast se nuk do të kishte anulim të projektit.

Konfederatat aziatike dhe ato të Amerikës Qendrore dhe Veriore gjithashtu dolën kundër, ndërsa këshilltari i FIFA-s, Karlos Kordeiro, dha dorëheqjen në shenjë proteste kundër këtij plani. E në këtë mënyrë, përballë pakënaqësisë së mëdha të krijuara në pak ditë, FIFA dhe Infantino kanë vendosur të tërhiqen.

“Pasi dëgjova me kujdes të gjitha pikëpamjet, u bë e qartë se projekti ka krijuar përçarje të një natyre të tillë saqë, pavarësisht nivelit të mbështetjes, nuk është më në interesin më të mirë të objektivit të synuar. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë, dhe gjithmonë do të jetë – të bashkohemi dhe të përmirësohemi. Si pasojë, ky propozim nuk do të ndiqet”, tha ai.

Ky vendim është një përpjekje edhe për të ulur tensionet e dukshme mes FIFA-s dhe disa qeverive të futbollit në kontinente, sidomos me UEFA-n, një institucion që ka krijuar shpesh Infantinos përplasje politike jo korrekte dhe të nxituara në dëm të futbollit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
FIFA Infantino Tërheqje Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen: Duhet të forcojmë kufijtë

më shumë...

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi kuqezi e nis me këmbën e mbarë

më shumë...

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në Izrael paralajmëron qytetarët amerikanë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:02

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von...

6:59

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi...

6:42

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi...

6:09

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e...

6:01

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në...

5:47

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen...

5:39

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

5:12

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për...

5:06

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri...

4:49

Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët...

4:46

Zjarr pranë spitalit në Lezhë, zjarrfikësit vënë...

4:27

“Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit...

4:12

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:42

Zjarr në dy banesa në Berat, flakët...

3:07

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë,...

3:03

Lokalet në Korçë protestë për muzikën, kundërshtohet...

3:01

Protesta kundër hartës territoriale, banorët e Bashkive...

2:41

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë...

2:36

Goditen shpërndarësit e drogës! Policia arreston të...

2:27

Barrierë lundruese në Ceuta, shkon në 67...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • “Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK j...
  • Zjarr në dy banesa në Berat, flakët rrezikuan një objekt mon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.