E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Sot mbushen 63 ditë me protesta të qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit, të cilin e akuzojnë për cenimin e zonave të mbrojtura si dhe për klientelizëm me ligjin për investitorët strategjikë.

Reklamë

Edhe këtë të shtunë grumbullimi i qytetarëve u bë në sheshin Skënderbej, për t’u zhvendosur më pas tek Kryeministria.

Tubimi pritet të mbyllet me marrshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë