Avokati Edmond Petraj, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar protestën e qytetarëve.
Ai zbuloi edhe skemën që ndoqi opozita për të përfituar nga kjo protestë. Sipas Petrajt, deputetët i vuri Berisha t’i shanin e mallkonin protestuesit.
“Opozita në fillim e mallkoi protestën, edhe deputetët i vuri Berisha t’i shanin e mallkonin protestuesit dhe pastaj, pas ditës së 3-të, hyri “Kali i Trojës”. Cili është “Kali i Trojës”? Shkuan të gjithë në protestë, deputetë, kandidate… pjesa e Berishës që futi hundët te kjo protestë bëri që të fillojë në sytë e opinionit, ishte paturpësia më e madhe. Sepse në mengjes të kesh xhaketën e politikanit dhe në darkë të heqësh xhaketën e të bëhesh qytetar, ndërkohë që kjo protestë për këtë u çua. Pavarësisht se aty ishin 5 mijë apo 10 mijë ka shumë persona që nuk mund të vijnë por me shpirt janë aty. Edhe 10 veta të mbeten te ajo protestë për mua ajo mbetet një zë qytetar që duhet dëgjuar”, tha Petraj.
/vizionplus.tv





