Qytetarët e Poliçanit kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë kundër Reformës Terrotoriale, që fshin nga harta Poliçanin si Bashki.
Me pankarta në duar ku shkruhej: “Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit”, “Deputetë dele,mos e votoni reformën” etj,
Ata i kanë kërkuar njëzëri qeverisë të mos e preki bashkinë e Poliçanit, që i ka votuar prej vitesh. Banorët kërkuan që ky qytet të mos preket, pasi është në lojë e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve të tyre.
Kryetari i Partisë Socialiste të Poliçanit, Erjon Zylyftari ka dhënë në shesh dorëheqjen nga Partia Socialiste. Në shenjë indinjate për këtë veprim,q ytetarët e Poliçanit kanë djegur në shesh teserat e Partisë Socialiste.
Gjatë protestës, banorët kanë firmosur të gjithë peticionin për të mos prekur bashkinë e Poliçanit.





