Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer këtë të martë kontrolle dhe sekuestrime në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene raporton se hetuesit e SPAK kanë kryer kontrolle dhe sekuestrime, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur se me cilën çështje lidhet aksioni.
Nga SPAK nuk ka ende një njoftim zyrtar për operacionin, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi objektin e hetimit dhe rezultatet e kontrolleve.





