Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

“Kush ka mundësi të blejë prona për turizëm?” Eksperti:...

Dita e 52-të e protestës në Tiranë, marshim dhe...

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin? Eksperti: Ja...

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen,...

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë...

Tragjedi në Francë! Dy zjarrfikës humbin jetën gjatë luftës...

Trump: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra vende!

Paralajmëron Garda Revolucionare: Asnjë pikë nafte nuk do të...

“Zvicrën e vogël e keni këtu”, Rama nga Thethi:...

Debat për lekët e Kanye West/ PD: Dhatë 4.3 milionë euro për koncertin privat. Gonxhja: Rrezikonte të mos zhvillohej

21 Korrik 13:41

Komisioni për Kulturën dhe Turizmin u përfshi nga debatet për koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë.

Gjatë raportimit të Ministrit të Turizmit, Blendi Gonxhja, kryetarja e komisionit, demokratja Ina Zhupa kërkoi llogari për financimin prej 4.3 milionë eurosh nga qeveria për koncertin.

“Keni dhënë 4.3 mln euro për një koncert privat kur kishit premtuar që nuk do të jepnit asnjë lekë. Si e konceptoni ju urgjencën e një koncerti të parashikuar? Urgjencë ishte mos shitja e biletave? Cila ishte nevoja për t’u dhënë këto para? Ku është logjika e urgjenca e një koncerti privat?”, tha Zhupa.

Ministri sqaroi se nëse qeveria nuk do të alokonte fondin, koncerti rrezikonte të mos të zhvillohej. Por ai shtoi se eventi ka sjellë fitime nga shitja e biletave dhe turistët.

“Ishte në rrezik mosorganizimi i eventit për arsye se eventi nuk kishte garantuar ecuri në vetëfinancimin e eventit. Një event nuk financohet vetëm nga biletat, financohet nga një sponsor etj. Ishte e paparashikuar situata. Kemi vënë rekord me 60 mijë spektatorë në një tur global në rajon”, tha ministri.

Debatet vijuan pasi opozita pretendoi se do të jepen para edhe për një koncert të Jennifer Lopez në Tiranë, por kjo është mohuar nga Ministri Gonxhja.

 “Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj?”, tha Zhupa.

“Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë euro. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan JLo në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar”, tha Gonxhja.

Gjatë mbledhjes, Gonxhja u shpreh se 22 mijë turistë të huaj erdhën në Tiranë vetëm për koncertin e zhvilluar në 11 korrik.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
debat komision

Nga e njëjta kategori

“Kush ka mundësi të blejë prona për turizëm?” Eksperti: Të huajt ‘pronarë’ në Shqipëri!

më shumë...

Dita e 52-të e protestës në Tiranë, marshim dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama

më shumë...

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin? Eksperti: Ja si u bënë Singapori e Dubai

më shumë...

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:29

“Kush ka mundësi të blejë prona për...

9:22

Dita e 52-të e protestës në Tiranë,...

9:14

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin?...

8:19

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do...

8:06

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin...

7:29

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet...

6:39

Tragjedi në Francë! Dy zjarrfikës humbin jetën...

6:21

Trump: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra...

6:11

Përfshihet nga flakët një rrobaqepsi në Lezhë

5:38

Zv.kryeministrja Koçiu në Kombinat, i hapet rrugë...

5:37

Paralajmëron Garda Revolucionare: Asnjë pikë nafte nuk...

5:15

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në...

4:55

“Zvicrën e vogël e keni këtu”, Rama...

4:54

Tiranë/ Katër persona grabisin tre pako në...

4:31

Rama rikthehet në veri një vit pas...

4:27

VIDEO/ Autobusi përfshihet nga flakët, 7 viktima...

4:22

Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk...

3:56

Sëmundjet e rralla te fëmijët, mjekët tregojnë...

3:29

Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën...

3:17

Ndryshimi i buxhetit të vitit 2026, PD:...

Më të klikuarat

  • Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financ...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë...
  • Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk marrin pjesë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.