Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 July 2026
Vizion fokus

“E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City,...

PD zgjedh ekipin e ri drejtues, postet kyçe nuk...

“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe për spastrim...

“Taulant do luash bixhoz me fatin e shqiptarëve?”, debat...

Zelensky-Putin mund të takohen në Turqi, Kievi shprehet gati...

Tragjedi në Algjeri, jetimorja përfshihet nga flakët, të paktën...

Përshkallëzohet tensioni SHBA-Iran, sulme të ndërsjellta në bazat ushtarake...

“Mocion për debat në PS”, Spiropali: Diskutim për Shqipërinë...

“Grumbulluesi i thotë fermerit ‘ik p*rdhu’”, Braçe për Pr.ligjin...

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes

Projektligji për dëftesat tregtare, Salla: Krijojmë mundësi të reja financimi për fermerët

16 Korrik 11:28

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar në Kuvend projektligjin për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore, një nismë që sipas tij synon të krijojë instrumente të reja financimi dhe të modernizojë sektorin e bujqësisë.

Salla u shpreh se ligji do t’u vijë në ndihmë fermerëve duke u mundësuar përdorimin e produktit bujqësor si garanci për financim, si për prodhimet në proces, ashtu edhe për ato të magazinuara. Sipas tij, kjo do të forcojë marrëdhëniet mes fermerëve, bizneseve agro-ushqimore dhe institucioneve financiare.

Ministri theksoi se dëftesat tregtare do të regjistrohen në një sistem elektronik të posaçëm përmes portalit e-Albania, duke garantuar më shumë transparencë dhe siguri juridike. Ai tha se mekanizmi i ri synon të formalizojë praktikat ekzistuese dhe të krijojë më shumë besim në tregun bujqësor.

“Ky projektligj synon të krijojë një instrument modern financiar në shërbim të zhvillimit të bujqësisë shqiptare, duke forcuar marrëdhëniet ndërmjet fermerëve, operatorëve ekonomikë dhe institucioneve financiare“, u shpreh Salla në Kuvend.

Ai shtoi se fermeri investon përpara se të sigurojë të ardhurat nga prodhimi dhe se pikërisht në këtë periudhë lind nevoja më e madhe për mbështetje financiare. “Për herë të parë krijohet mundësia që vetë produkti bujqësor të fitojë vlerë ekonomike përpara se të shitet në treg”, deklaroi ministri.

Salla nënvizoi se projektligji është në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian, ku zhvillimi i bujqësisë nuk mbështetet vetëm te subvencionet, por edhe te instrumentet financiare që nxisin investimet dhe lehtësojnë aksesin në financim për fermerët.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Andis Salla Ministri i Bujqësisë Projektligji për dëftesat tregtare

Nga e njëjta kategori

“E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe digjen do jetë e pamundur

më shumë...

Smart City/ Rama: Të gjithë e kanë harruar vrasjen tragjike të Martin Canit, une e kujtoj çdo ditë me këtë projekt në nderim të tij

më shumë...

Prezantohet “Smart City”, sistemi me inteligjencë artificiale që synon të transformojë sigurinë publike në Shqipëri

më shumë...

PD zgjedh ekipin e ri drejtues, postet kyçe nuk ndryshojnë. Belind Këlliçi mund Luçiano Boçin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:35

“E gjithë Shqipëria do të jetë live”,...

2:27

Smart City/ Rama: Të gjithë e kanë...

2:19

Prezantohet “Smart City”, sistemi me inteligjencë artificiale...

1:56

PD zgjedh ekipin e ri drejtues, postet...

1:41

Si ta mbrojmë trurin në epokën e...

1:15

Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini...

1:06

I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës,...

1:02

“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe...

12:30

Plagosje me thikë në poliklinikën e Shkodrës,...

12:29

“Taulant do luash bixhoz me fatin e...

12:25

Zelensky-Putin mund të takohen në Turqi, Kievi...

12:17

Tragjedi në Algjeri, jetimorja përfshihet nga flakët,...

11:58

Përshkallëzohet tensioni SHBA-Iran, sulme të ndërsjellta në...

11:49

“Mocion për debat në PS”, Spiropali: Diskutim...

11:32

“Grumbulluesi i thotë fermerit ‘ik p*rdhu’”, Braçe...

11:28

Projektligji për dëftesat tregtare, Salla: Krijojmë mundësi...

11:13

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes

11:05

“Policia, policia”, 31-vjeçari rrethohet nga efektivët në...

10:58

Kalojnë rrugën mespërmes autostradës, Rrugorja e Fierit...

10:39

“Çfarë pret qeveria?”, deklarata e ministres serbe,...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i riu shqiptar në Angli, pol...
  • Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekret...
  • Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.