E enjte, 8 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Policia, policia”, 31-vjeçari rrethohet nga efektivët në tunelin e Skërficës, i gjenden 4 pistoleta

Forcat e Policisë në Sarandë kanë vënë në pranga 31-vjeçarin Kejdi Banaj, i cili është arrestuar në flagrancë duke transportuar armë zjarri.

Kapja e tij u bë e mundur në tunelin e Skarficës, aty ku Banajt iu gjetën 4 pistoleta, të cilat sipas hetimeve, dyshohet se do të shiteshin tek një grup kriminal në Sarandë.

Reklamë

Shërbimet e Policisë kishin mbajtur në vëzhgim automjetin që drejtonte 31-vjeçari dhe në tunel kryen ndalimin e tij.

Kejdi Banaj i kishte fshehur armët në dyshemenë e automjetit me të cilin po udhëtonte. Dyshohet se armët ishin futur kontrabandë në Shqipëri të ndara në pjesë dhe më pas ishte bërë montimi i tyre. Hetimi vijon për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në trafik.

Reklamë

Ndërkohë, në Shkodër, një 21-vjeçar, Roberto Malocaj, u arrestua nga Policia. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Trush, u gjet një sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë zjarri, konkretisht një automatik, një pushkë dhe dy armë gjahu.

Armët dhe municionet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa do ti nënshtrohen edhe ekspertizës balistike

Më shumë video

Reklamë