Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë apo të...

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën 11 persona...

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet për më...

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i dyshes së...

E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë...

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie...

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi...

“Çfarë pret qeveria?”, deklarata e ministres serbe, Muçi kërkon shpalljen “non grata”, Balla: Laj gojën kur përmend Ramën

16 Korrik 10:39

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, kërkoi shpjegime nga qeveria shqiptare se përse ministrja serbe nuk është shpallur “non grata” në Shqipëri, ashtu siç ka vepruar Kosova.

Sipas Muçit, deklarata e Paunoviqit dhe mbështetja e dhënë nga zv/kryeministri serb kërkonin një reagim më të fortë nga autoritetet shqiptare. Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mungesë qëndrimi ndaj çështjeve kombëtare.

“Çfarë pret qeveria shqiptare dhe kryeministri për të reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës? Kosova e ka shpallur non grata ministren“, deklaroi Muçi në Kuvend.

Përgjigjja erdhi nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë i menjëhershëm dhe në nivelin e duhur.

Balla e cilësoi deklaratën e ministres serbe si “të papërgjegjshme dhe indinjuese”, ndërsa theksoi se çështjet kombëtare nuk duhet të përdoren për debate politike.

Sipas Ballës, qëndrimi i Shqipërisë është shprehur përmes Ministrisë së Jashtme dhe përfaqësuesve politikë, duke shtuar se qeveria shqiptare “nuk tallet me çështjet kombëtare”.

Gjatë replikës, Balla mbrojti edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës, duke deklaruar se ai ka qenë një nga kryeministrat shqiptarë që ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme çështjet që lidhen me Kosovën.

“Sa i përket një deklarate jo vetëm të papërgjegjshme, por indinjuese dhe të rëndë, reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë në kohë, adekuat nga Ministria e Jashtme. Këto janë çështje që nuk adresohen me karagjozllëk diletantësh politikë, të një kadeti të ri në Kuvend. Nuk tallemi me çështjet kombëtare, s’jemi karagjozë si puna jote! Qëndrimin e kemi mbajtur në nivelin e qeverisë nga ministri i Jashtëm, në nivel politik, kam reaguar përpara teje, ti ishe në gjumë kur kam reaguar unë bashkë me ata që ke në kafazin tënd politik. Ky akt është dënuar nga autoritetet politike përfaqësuese. Sa i përket Edi Ramës, ti dhe shokët e tu duhet të lani gojën mirë se është i vetmi kryeministër që nga 1912 që ka ngritur çështjen e Kosovës”, ia ktheu Balla.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Balla Kuvend ministrja serbe Redi Muçi

Nga e njëjta kategori

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet

më shumë...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja kush u largua

më shumë...

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në banesë prindërit dhe vajza 5-vjeçare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

10:48

Disa mënyra për të minimizuar rrathët e...

10:37

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja...

10:33

E rëndë, ra në kontakt me energjinë...

10:20

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin...

10:11

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja...

10:11

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë...

10:03

Çfarë është ishemia cerebrale?

9:58

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën...

9:38

A i “pastron” veshkat një gotë ujë...

9:18

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet...

9:10

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i...

8:45

E rëndë në Malin e Zi, vrasje...

8:40

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe...

8:31

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:09

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të...

8:07

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë...

7:46

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në...

7:33

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

7:19

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.