Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”, makthi 18-ditor...

Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por...

Skadon armëpushimi SHBA- Iran, bota pret me ankth negociatat...

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta...

Bazat sekrete të dronëve kamikazë të Putinit shqetësojnë NATO-n,...

Pakti Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, Trump: Vendet do jenë më të...

Tragjedi në Spanjë/ Ushtari humb jetën gjatë betejës me...

SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit, çfarë...

Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...

Burri me Alzheimer harroi që ishte i martuar prej...

Projektligji për dëftesat tregtare, Salla: Krijojmë mundësi të reja financimi për fermerët

16 Korrik 11:28

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar në Kuvend projektligjin për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore, një nismë që sipas tij synon të krijojë instrumente të reja financimi dhe të modernizojë sektorin e bujqësisë.

Salla u shpreh se ligji do t’u vijë në ndihmë fermerëve duke u mundësuar përdorimin e produktit bujqësor si garanci për financim, si për prodhimet në proces, ashtu edhe për ato të magazinuara. Sipas tij, kjo do të forcojë marrëdhëniet mes fermerëve, bizneseve agro-ushqimore dhe institucioneve financiare.

Ministri theksoi se dëftesat tregtare do të regjistrohen në një sistem elektronik të posaçëm përmes portalit e-Albania, duke garantuar më shumë transparencë dhe siguri juridike. Ai tha se mekanizmi i ri synon të formalizojë praktikat ekzistuese dhe të krijojë më shumë besim në tregun bujqësor.

“Ky projektligj synon të krijojë një instrument modern financiar në shërbim të zhvillimit të bujqësisë shqiptare, duke forcuar marrëdhëniet ndërmjet fermerëve, operatorëve ekonomikë dhe institucioneve financiare“, u shpreh Salla në Kuvend.

Ai shtoi se fermeri investon përpara se të sigurojë të ardhurat nga prodhimi dhe se pikërisht në këtë periudhë lind nevoja më e madhe për mbështetje financiare. “Për herë të parë krijohet mundësia që vetë produkti bujqësor të fitojë vlerë ekonomike përpara se të shitet në treg”, deklaroi ministri.

Salla nënvizoi se projektligji është në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian, ku zhvillimi i bujqësisë nuk mbështetet vetëm te subvencionet, por edhe te instrumentet financiare që nxisin investimet dhe lehtësojnë aksesin në financim për fermerët.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Andis Salla Ministri i Bujqësisë Projektligji për dëftesat tregtare

Nga e njëjta kategori

“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”, makthi 18-ditor për studenten në Iran që protestoi me të brendshme

më shumë...

U përplas nga makina në Durrës, ndërron jetë në spital 66-vjeçari

më shumë...

Gurëzeza në Fier e harruar, banorët ankohen për rrugën: Në 2026 kalohet vetëm me gomar

më shumë...

Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdorëzua. Zjarrfikësit nuk kanë marrë shtesat e premtuara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:40

“E lidhën dhe i bënë injeksione antipsikotike”,...

12:35

U përplas nga makina në Durrës, ndërron...

12:35

Gurëzeza në Fier e harruar, banorët ankohen...

12:17

Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga...

12:12

Vijon beteja me zjarret në parkun kombëtar...

12:02

Skadon armëpushimi SHBA- Iran, bota pret me...

11:59

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë...

11:53

Bazat sekrete të dronëve kamikazë të Putinit...

11:45

Pakti Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, Trump: Vendet do jenë...

11:36

Hapen aplikimet për infermierë, profesionistët e Shkencave...

11:27

Kopshti i ëndrrave mund të bëhet i...

11:24

Tragjedi në Spanjë/ Ushtari humb jetën gjatë...

11:01

I dyshuar për atentatin ku u ekzekutuan...

10:52

Arrestimi i të shumëkërkuarit  Ylli Zalla, reagon...

10:40

SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të...

10:37

Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari...

10:31

Burri me Alzheimer harroi që ishte i...

10:25

Me kallashnikov dhe fishekë, ku u arrestua...

10:17

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla

10:10

WSJ zbulon planin sekret të Iranit: Shfrytëzoi...

Më të klikuarat

  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotel...
  • “Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentati...
  • Ministri Lamallari thërret me urgjencë drejtuesit vendorë të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.