Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

Zelensky-Putin mund të takohen në Turqi, Kievi shprehet gati për armëpushim

16 Korrik 12:25

Një takim i mundshëm mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus Vladimir Putin mund të zhvillohet në Turqi. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Sybiha tha se Ukraina është e gatshme për një armëpushim dhe se një takim në nivel liderësh mund t’i japë një shtysë të re procesit të paqes.

“Ne deklarojmë se negociatat, veçanërisht një takim i mundshëm midis Presidentit Zelenskyy dhe Putin, mund të zhvillohen në Turqi. Unë besoj se vetëm një samit udhëheqësish mund të sjellë një vrull të ri në procesin e paqes. Si Ukrainë, ne jemi gati për një armëpushim”, tha Sybiha.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka bërë më herët disa herë ftesë dy liderëve për t’u takuar në Turqi, vend i cili ka pritur edhe raunde të mëparshme negociatash mes delegacioneve të Kievit dhe Moskës.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se vijimi i bisedimeve të zhvilluara në Stamboll do të ishte i dobishëm për përpjekjet diplomatike.

“Unë besoj se do të ishte shumë e dobishme që bisedimet e Stambollit të ndërmjetësuara nga Turqia mbi luftën Rusi-Ukrainë të vazhdonin nën të njëjtin kuadër. Fakti që lufta po vazhdon nuk do të thotë që negociatat në këtë format nuk mund të vazhdojnë”, u shpreh Fidan.

Fidan theksoi gjithashtu se Turqia kërkon të shmangë përhapjen e konfliktit në Detin e Zi, duke e cilësuar të papranueshme goditjen e porteve, cisternave dhe anijeve të peshkimit në këtë zonë.

Sipas ministrit turk, një marrëveshje e mundshme paqeje duhet të përfshijë garanci sigurie për Ukrainën në ajër, det dhe tokë. Ai shtoi se Turqia ka rënë dakord të udhëheqë komponentin detar të këtyre përpjekjeve.

“Turqia ka rënë dakord të udhëheqë komponentin detar dhe ne kemi një mirëkuptim të përbashkët për këtë me aleatët tanë. Përpjekje planifikimi për këtë çështje po kryhen edhe nga forcat detare të vendeve përkatëse aleate”, deklaroi Fidan.

Ndërkohë, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vijon të jetë e tensionuar, ndërsa zhvillimet e fundit në Detin e Zi kanë shtuar shqetësimet për sigurinë në rajon.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Putin Zelensky

Nga e njëjta kategori

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si mund të ndikojë në tretje dhe shëndetin e zorrëve

më shumë...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me vajzën e Brigitte Macron: Është dashuri, jo aventurë verore

më shumë...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë

më shumë...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon në supersfidën me Vllazninë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.