E enjte, 29 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përshkallëzohet tensioni SHBA-Iran, sulme të ndërsjellta në bazat ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po shton frikën për destabilizim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Nga Teherani kanë ardhur paralajmërime të forta se Ngushtica e Hormuzit mbetet një vijë e kuqe për Republikën Islamike dhe se çdo ndërhyrje amerikane do të marrë një përgjigje të menjëhershme.

Reklamë

Zëdhënësi i komandës së lartë ushtarake iraniane deklaroi se vendi është i gatshëm të kundërpërgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi.

“E gjithë infrastruktura në të gjithë rajonin do të shkatërrohet nga goditjet e hekurta të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit, pa lënë asnjë gjurmë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë”, tha Ebrahim Zolfaqari, zëdhënës i ushtrisë së Iranit.

Reklamë

Në terren, luftimet nuk janë ndalur. Gjatë natës, ushtria amerikane goditi objektiva ushtarake në disa zona të Iranit, duke zgjeruar operacionet edhe në pjesën veriore të vendit.

Komanda Qendrore e SHBA-së publikoi pamje të një sulmi ndaj një cisterne që po lëvizte drejt një porti iranian.

Nga ana tjetër, Irani ndërmori sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave në Bahrein, Kuvajt dhe Jordani. Sipas autoriteteve iraniane, në shënjestër ishin bazat ushtarake amerikane dhe depot e magazinimit të karburantit.

Mes shkëmbimeve të goditjeve  pati edhe një zhvillim që u interpretua si një sinjal i kufizuar për uljen e tensioneve. Presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur se Irani kishte liruar  një grua, e cila sipas tij mbahej padrejtësisht e ndaluar që prej vitit 2024.

Vazhdo të lexosh

Reklamë