E enjte, 29 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sarandë/  2800 euro për person për të shkuar në Itali! 35 vjeçarit i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia

Një 35-vjeçar banues në Itali është arrestuar gjatë natës në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me furgon 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë.

35-vjeçari me inicialet A. Z. u ndalua nga Policia Kufitare në afërsi të fshatit Shkallë, gjatë operacionit të koduar “Tranzit 2”.

Reklamë

Sipas hetimeve, destinacioni final i emigrantëve dyshohet se ishte Italia, ndërsa pagesa për transportin ishte 2800 euro për secilin prej tyre.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë, organizuan dhe finalizuan një tjetër operacion policor, të koduar “Tranzit 2”. 

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 35 vjeç, banues në Itali.  

Ky shtetas u kap gjatë natës, në afërsi të fshatit Shkallë, duke transportuar me një automjet furgon, 21 shtetas me origjinë nga Iraku dhe Irani, të cilët dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë.  

 Nga hetimet dyshohet se destinacioni final i emigrantëve ishte Italia dhe se pagesa për transportimin ishte 2 800 euro për secilin shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale, 21 shtetasit e huaj u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.