Vendi
Korçë/ Aksidentoi dy gratë dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet i riu

Është kapur dhe arrestuar i riu që aksidentoi dy gra në afërsi të Bankës Kombëtare në Korçë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, i riu drejtonte një automjet tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira. Pas aksidentit, ai u largua pa qëndruar në vendngjarje, ndërsa policia nisi kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Reklamë
Ndërkohë, dy gratë e aksidentuara u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve paraprake, ato kanë pësuar fraktura.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




