E enjte, 29 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndarja e projektbuxhetit 2027, Shëndetësia, Mbrojtja dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe të fondeve

Ndarja e buxhetit për vitin e ardhshëm sjell një shpërndarje të re të fondeve sipas nevojave dhe qasjes me standardet e Bashkimit Europian.

Pjesën më të madhe të tortës financiare vijon ta mbajë Ministria e Shëndetësisë.

Reklamë

Plot 90 miliardë lekë do të jenë në dispozicion të këtij dikasteri. Buxheti parashikon rimbursimin e recetave për rreth 400 mijë pacientë në vit, vizita shëndetësore për 28 mijë foshnja dhe fisha diabeti për 67 mijë përfitues, si dhe vaksinimin kundër gripit të 300 mijë personave. Gjithashtu, parashikohet zgjerimi dhe rehabilitimi i mbi 20 spitaleve.

Surprizë është Ministria e Mbrojtjes, e cila për herë të parë merr vendin e dytë, me 76 miliardë lekë. Fondet do të shërbejnë për të vijuar angazhimet e saj në kuadër të kërkesave të NATO-s, ndërsa pjesa më e madhe e rritjes do të shkojë për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Reklamë

Infrastruktura, që ka zbritur një vend më poshtë, do të ketë 75 miliardë lekë, vetëm 1 miliard më pak se Mbrojtja. Për këtë sektor nuk parashikohen rrugë të reja, por do të vijojë financimi i projekteve ekzistuese, ku kryesoret janë Porti i Ri në Durrës, në Porto Romano, dhe linjat hekurudhore, kryesisht ajo Tiranë–Durrës–Rinas, por edhe projektet që janë në proces tenderimi dhe pritet të nisin zbatimin.

Ministria e Arsimit do të ketë një rritje të lehtë të buxhetit, me 68 miliardë lekë, rreth 2 miliardë lekë më shumë se më parë. Fondet do të përdoren për transportin shkollor për rreth 35 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues, tekstet shkollore falas nxënës të klasave I–IX si dhe bursa ose mbështetje ushqimore për rreth 4,000 nxënës me nevoja të veçanta. Gjithashtu, do të zgjerohet programi “Pas Shkollës” dhe do të financohet ndërtimi e rehabilitimi i 100 shkollave.

Edhe ministritë e tjera do të përfitojnë një rritje të lehtë të buxhetit, ku për Ministrinë e Bujqësisë prioritet do të jetë rimbursimi dhe mbështetja financiare për fermerët. Në relacionin e buxhetit parashikohet gjithashtu zhbllokimi i skemave mbështetëse dhe i fondeve të programit IPARD.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.