Institucionet duhet të marrin më shumë masa për të luftuar piraterinë digjitale. Në Këshilli e Integrimit, përfaqësues të Kuvendit u lanë kohë autoritetit të Mediave Audiovizive, Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Tatimeve të hartojnë një memorandum bashkëpunimi për ngritjen e një task force të përbashkët kundër piraterisë.
Gjatë diskutimeve kryetarja e Ama-s, Armela Krasniqi, theksoi se ky fenomen nuk kufizohet vetëm te kopjimi i paligjshëm, por është kthyer në një aktivitet të organizuar që shfrytëzon teknologjinë.
“Ajo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për funksionimin e tregut audioviziv, për cenimin e subjekteve të ligjshëm, për dëmin real të tyre. Megjithatë, këto mundësi për të zhvilluar këtë aktivitet të paligjshëm, pirateria televizive dëmton operatorët që investojnë në mënyrë të ligjshme, në përmbajtje cilësore, në konkurrencën e ndershme, ul stimujt për të bërë investime të reja, kufizon zhvillimin e industrisë krijuese dhe në fund të fundit dëmton edhe vetë publikun, i cili ekspozohet ndaj produkteve me një cilësi të ulët, pa garanci sigurie dhe shpeshherë shoqëruar me rreziqe kibernetike”, tha Armela Krasniqi, kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive
Përfaqësuesit e institucioneve mund te depozitojnë në kuvend propozime të tjera për luftën ndaj piraterisë digjitale, në përmbushje edhe të detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian.





