Me debate të ashpra është shoqëruar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku i pranishëm ishte edhe kreu i SPAK Klodian Braho.
Teksa fliste Ulsi Manja, ky i fundit është përplasur me demokratin Ivi Kaso, ndërsa ka ofenduar këtë të fundit duke përdorur ‘o legen’.
“Pusho ti, qepe gojën, mbylle, dërr -dërr-dërr o legen!”, tha Manja, ndërsa shkaktoi reagime nga demokratët.
Për të normalizuar situatën, ndërhyri Damian Gjiknuri, i cili në emër të Manjës, i kërkoi ndjesë Kasos për fjalën e përdorur.





