Ish-ministri i ekonomisë, Genc Rruli mëngjesin e kësaj të hëne është paraqitur në GJKKO, ku pritet të dëshmojë për dosjen “Partizani.
Seanca është pjesë e shqyrtimit të akuzave dhe rrethanave që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.
Procesi zhvillohet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe disa personave të tjerë.
Ruli pritet të japë shpjegime mbi rolin institucional dhe procedurat e ndjekura në atë kohë.
Të bashkëpandehur në proces janë, kryedemokrati Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, që sipas SPAK është përfituesi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv, Partizani, Fatmir Bektashi, që ndërtoi 17 pallate mbi këto troje dhe një notere.





