Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
02 June 2026
Vizion fokus

Arratiset nga burgu i Kordhialos 48-vjeçari shqiptar, policia greke...

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi...

“Je çmendur plotësisht”, përplasje e ashpër mes Trump dhe...

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra finaliste prezantojnë...

Tragjedi në SHBA, 52-vjeçari vret gjashtë anëtarë të familjes,...

Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën...

Pas protestave për Zvërnecin, Rama merr shembull Costa Navarino-n...

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos më jep...

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë projekt për...

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga detyra

Pas protestave për Zvërnecin, Rama merr shembull Costa Navarino-n në Greqi: U tha se po vinte fundi i botës, sot perlë e rrallë e turizmit

2 Qershor 08:24

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për projektin turistik të Zvërnecit, duke e krahasuar atë me resortin e njohur Costa Navarino në Greqi, i cili sipas tij u përball me kundërshti të ngjashme përpara se të shndërrohej në një nga destinacionet më prestigjioze turistike të Europës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama kujtoi se edhe projekti grek u kritikua ashpër nga kundërshtarët, të cilët paralajmëronin dëmtim të natyrës, humbje të biodiversitetit dhe pasoja për burimet ujore. Megjithatë, sipas tij, projekti u realizua dhe sot konsiderohet një histori suksesi, duke gjeneruar vende pune, zhvillim ekonomik dhe duke ruajtur ekuilibrin mes natyrës dhe komunitetit.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe disa të dhëna që lidhen me performancën mjedisore të Costa Navarino, duke theksuar uljen e emetimeve të karbonit, përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe riciklimin e ujit.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 😍
dhe me këtë histori të vërtetë nga fqinjët tanë të jugut, ju uroj ditë të mbarë 🤗
🇬🇷Costa Navarino mund të quhet ndryshe historia e zakonshme e lajmëtarëve të katastrofës, atyre që nuk ëndërrojnë po paragjykojnë ëndrrat e të tjerëve; nuk projektojnë po gjykojnë projektet e të tjerëve; nuk ndërtojnë po përgojojnë ata që ndërtojnë.
Sa më e madhe ëndrra aq më i madh paragjykimi i tyre, sa më ambicioz projekti, aq më e madhe katastrofa e paralajmëruar, sa më i madh ndërtimi aq më i llahtarshëm përgojimi i atyre që ndërtojnë.
Ndodhi në Greqi. Me Costa Navarinon.
Para se të ndërtohej, u tha se po vinte fundi i botës.
U tha se do të shkatërrohej natyra.
U tha se do të zhdukej biodiversiteti.
U tha se fushat e golfit do të pinin ujin e brezave që do të vinin dhe Messinia do të kthehej në shkretëtirë.
U tha se një nga peizazhet më të bukura të Mesdheut do të varrosej nën pushtimin e betonit.
Peticione.
Protesta.
Kundërshti.
Debate.
Parashikime apokaliptike.
Me pak fjalë, repertori i zakonshëm i atyre që e kanë më të lehtë të venë kujën për fundin e një vendi, sesa për transformimin e tij.
Por në fund projekti u ndërtua.
Dhe sot?
Sot Messinia nuk është simbol i katastrofës.
Është simbol i transformimit të një ëndrre të bukur në një realitet mbresëlënës, falë një projekti shumë ambicioz.
Një nga destinacionet turistike më prestigjioze të Europës.
Një rajon i vendosur si një perlë e rrallë në kurorën e turizmit botëror.
Mijëra vende pune të mirëpaguara.
Miliarda euro të gjeneruara për ekonominë.
Shumë biznese lokale që janë rritur përreth.
Prona që kanë fituar vlerë.
Një territor i tërë që ka ndryshuar rrënjësisht pa humbur ekuilibrin mes natyrës dhe komunitetit.
Dhe në këtë trajektore spektakolare transformimi ja edhe disa fakte kokëforta:
🌱 75% më pak emetime operacionale karboni krahasuar me vitin 2019.
💧 Mbi 185 mijë metra kub ujë të ricikluar dhe ripërdorur vetëm gjatë vitit 2024.
♻️ 72% më pak plastikë njëpërdorimëshe.
⚡ 100% energji elektrike nga burime të rinovueshme.
Të kuptohemi! Kjo histori e bukur e vendit fqinj, nuk do të thotë se çdo investim i madh është automatikisht i mirë. As se çdo shqetësim është pa vlerë. Përkundrazi. Por do të thotë se zhvillimi nuk mund të mohohet kurrë kategorikisht. Një projekt bashkëjetese i zhvillimit me natyrën nuk mund të paragjykohet asnjëherë arbitrarisht. Sepse po të ishte dëgjuar gjithmonë kori i atyre që thonë “nuk bëhet” se prishet, njerëzimi do të ishte ende duke diskutuar nëse ia vlen të shpiket rrota.
Nuk do të kishte aeroporte.
Nuk do të kishte porte.
Nuk do të kishte autostrada.
Nuk do të kishte qytete moderne.
Nuk do të kishim as vetë Europën që njohim sot.
Costa Navarino nuk është thjesht historia e një resorti më shumë. Është prova se kur vizioni, projekti, kapitali, teknologjia dhe përgjegjësia bashkohen në një ëndërr të madhe, mund të ndryshojnë fatin e një territori të tërë.
Po Shqipëria s’mund ta ketë “Costa Navarinon” e saj? Patjetër që po, madje ende më rrezatuese botërisht mu aty, në Zvërnec, po si e qysh kjo nuk ka lidhje me historinë e këtij postimi, po me historinë e një projekti që ka ambicien të krijojë destinacionin më tërheqës të kësaj ane të Mesdheut.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

21 kandidatë në garë për drejtimin e Policisë në 4 qarqe, zhvillohet sot konkursi në Tiranë

më shumë...

Aksidenti fatal në Lushnjë, policia jep detajet: 43-vjeçari manovra të rrezikshme, humbi jetën pasi tentoi t’i largohej patrullës

më shumë...

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra finaliste prezantojnë projektet, Rama: Koha për transformim

më shumë...

Aksident në Kaninë të Vlorës, një person në gjendje të rëndë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:53

Arratiset nga burgu i Kordhialos 48-vjeçari shqiptar,...

10:48

21 kandidatë në garë për drejtimin e...

10:30

Aksidenti fatal në Lushnjë, policia jep detajet:...

10:24

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në...

10:03

“Je çmendur plotësisht”, përplasje e ashpër mes...

9:43

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra...

9:18

Aksident në Kaninë të Vlorës, një person...

9:04

Tragjedi në SHBA, 52-vjeçari vret gjashtë anëtarë...

8:39

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore, mbi...

8:33

Aksident fatal në orët e para të...

8:30

Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i...

8:24

Pas protestave për Zvërnecin, Rama merr shembull...

8:12

Moti sot, kushte atmosferike të qëndrueshme në...

12:56

Shtyhet televotimi, Sara: Zhaku do vazhdojë të...

11:41

“Zgjedh të jem në jetë ai që...

10:27

Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen...

10:13

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos...

9:57

“Po argëtohem duke u tallur”, Zhaku, Iliri...

9:26

Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai...

9:10

Nis Ferma VIP 3, surpriza, eliminime dhe...

Më të klikuarat

  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin...
  • “Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën...
  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.