Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë, makina mbetet...

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e marrëdhënieve me...

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen 19 anëtarët...

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë gjejnë zgjidhjen...

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak në Liban,...

Rama nga Berati: Investimin në Berat do e donte...

Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen në krye...

Rama nga Berati: Investimin në Berat do e donte çdo shtet, por jo çdo vend ka dëshirë ta shohë të realizohet në Shqipëri

1 Qershor 18:30

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e themelimit të PS-së në qarkun e Beratit, është ndalur sërish te Zvërneci.

Rama tha se Zvërneci është zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë, por kjo nuk do të thotë se investimi aty nuk mbron biodiversitetin.

Ai tha se investimi në Zvërnec është një investim që do të sillte rritje ekonomike për Shqipërinë, prandaj vende të tjera janë bërë xheloze.

“Zvërneci ka qenë që në krye të herës zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë. Protestohet për çfarë? Debati real sot nuk është a do të mbrohet apo jo biodiversiteti, pasi kjo është pjesë e pandashme e punës sonë. Debati sot nuk është a do të hiqet apo do të mbetet si peizazh i mbrojtur. Debati sot është më i thjeshtë se kaq. Çfarë Shqipërie do të kemi ne pas 15 vjetësh? Si do ta rrisim ne Shqipërinë ekonomikisht, si do ta rrisim Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar, ndërkohë që kemi industrinë kombëtare të turizmit?

Turizmi është një industri që zhvillohet nga ato vende që kanë respekt për natyrën dhe mjedisin. Nëse ne mendojmë se do t’i rrisim më tej pagat, pensionet dhe zinxhirin e vlerës në territoret tona pa rritur cilësinë e turizmit, ne mendojmë gabim. Nëse ne përqendrohemi dhe vazhdojmë vetëm me investime të vogla dhe me hotele që sjellin vetëm turizëm masiv, i cili nuk është i qëndrueshëm në afatgjatë, ne mendojmë gabim.

Kush mendon se turizmi i konsumatorëve që vijnë dhe paguajnë dhoma shumë të shtrenjta është vetëm turizëm i atyre që vijnë për pushime, mendon gabim. Investime si ky i Zvërnecit janë investime që do t’i donte çdo vend. Janë investime që jo çdo vend ka dëshirë t’i shohë të realizohen në Shqipëri. Janë investime që mobilizojnë bujqit, blegtorët dhe shoqëritë e transportit.

Sot, transformimi i gjithë vijës bregdetare të Vlorës e ka rritur katërfish vlerën e pronës në Vlorë, dhe ato janë prona të shqiptarëve. Çfarë do të thotë kjo që Shqipërinë nuk ua japim të huajve? Fadili e ka dëgjuar te ajo partia tjetër, por rezultoi gabim. Çfarë do të thotë që Shqipëria është e shqiptarëve? Kush e ka vënë në diskutim këtë? Puna është se si do t’i bëjmë shqiptarët të ndihen mirë në Shqipëri. Puna është t’i bëjmë të ndihen të barabartë si gjithë të tjerët”, tha Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Berat rama Vizion Plus zverneci

Nga e njëjta kategori

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

më shumë...

Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar promovon identitetin gastronomik të Shqipërisë

më shumë...

Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen në krye të PD, fituat një garë të fortë

më shumë...

Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në Shqipëri mungojnë prej 13 vitesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

8:23

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të...

8:20

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

8:08

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë,...

7:55

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e...

7:54

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen...

7:53

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë...

7:36

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

7:20

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak...

6:30

Rama nga Berati: Investimin në Berat do...

6:27

Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar...

5:54

Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen...

5:45

Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në...

5:38

Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’, Gjykata Kushtetuese...

5:32

Politika mblidhet në Kuvend, qytetarët protestojnë kundër...

5:29

E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron...

5:05

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:53

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e periferive jugore...

4:30

Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të...

4:17

SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve...

4:04

Incidenti në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë...

Më të klikuarat

  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • “Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...
  • E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë në moshë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.