Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e marrëdhënieve me...

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen 19 anëtarët...

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë gjejnë zgjidhjen...

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak në Liban,...

Rama nga Berati: Investimin në Berat do e donte...

Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen në krye...

Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në Shqipëri mungojnë...

Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën...

Politika mblidhet në Kuvend, qytetarët protestojnë kundër Zvërnecit dhe...

Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar promovon identitetin gastronomik të Shqipërisë

1 Qershor 18:27

Marina Orikum, marina e parë dhe e vetmja aktive në Shqipëri, po konsolidon gjithnjë e më shumë rolin e saj si një destinacion elitar i turizmit detar dhe një pikë referimi për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turistik të rajonit të Vlorës.

Përtej funksionit të saj si infrastrukturë moderne për lundrimin dhe mikpritjen e jahteve, Marina Orikum po shndërrohet në një qendër aktivitetesh që promovojnë vlerat lokale dhe pasuritë e zonës.

 

Në këtë frymë u organizua Panairi i Gastronomisë Detare, një event që solli në zemër të marinës shijet autentike të bregdetit shqiptar. I konceptuar në formën e një darke mes miqsh, nën moton “zbulo, degusto, shijo”, aktiviteti mblodhi vizitorë vendas dhe të huaj në një atmosferë festive, ku show-gatimi, degustimet, marketi i peshkut, produktet vendase dhe koncerti muzikor krijuan një eksperiencë të plotë mes shijeve, traditës dhe argëtimit.

Panairi vuri në qendër produktet e detit dhe përpunimin cilësor të tyre, duke promovuar potencialin gastronomik të Vlorës si një dimension i rëndësishëm i ofertës turistike të rajonit. Formati i hapur i degustimit krijoi mundësi për njohjen e produkteve lokale nga turistët e huaj, duke rritur interesin për kulinarinë shqiptare dhe duke kontribuar në promovimin e prodhimit vendas në tregje të reja.

Për Marina Orikum, aktivitete të tilla forcojnë pozicionimin e saj si një destinacion që ofron më shumë se peizazh dhe infrastrukturë moderne; një hapësirë ku takohen turizmi, kultura, gastronomia dhe ekonomia lokale. Ndërsa për Vlorën, këto iniciativa përkthehen në më shumë vizibilitet ndërkombëtar, më shumë mundësi për bizneset lokale dhe një ofertë turistike më të pasur gjatë gjithë vitit.

Posted Under:
Kryesoret Lifestyle Sociale
Tagged:
Concord Group marina orikum Panairi i Gastronomisë Detare Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rama nga Berati: Investimin në Berat do e donte çdo shtet, por jo çdo vend ka dëshirë ta shohë të realizohet në Shqipëri

më shumë...

Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen në krye të PD, fituat një garë të fortë

më shumë...

Politika mblidhet në Kuvend, qytetarët protestojnë kundër Zvërnecit dhe trajtimit hormonal të fëmijëve

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

7:55

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e...

7:54

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen...

7:53

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë...

7:36

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

7:20

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak...

6:30

Rama nga Berati: Investimin në Berat do...

6:27

Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar...

5:54

Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen...

5:45

Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në...

5:38

Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’, Gjykata Kushtetuese...

5:32

Politika mblidhet në Kuvend, qytetarët protestojnë kundër...

5:29

E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron...

5:05

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:53

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e periferive jugore...

4:30

Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të...

4:17

SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve...

4:04

Incidenti në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë...

3:55

Gogu: Po përgatitet amnistia, masa të reja...

3:42

Ndryshim në drejtimin e QSUT, Rudina Degjoni...

3:34

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin...

Më të klikuarat

  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • “Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...
  • E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë në moshë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.