Mbrëmjen e së premtes është transmetuar nata e 13-të e spektaklit Ferma VIP në ekranin e Vizion Plus, një prime i mbushur me emocione të forta, largime të papritura, hyrje të reja dhe tensione që kanë trazuar totalisht dinamikat në fermë.
Që në nisje të spektaklit, vëmendja ishte përqendruar te televotimi për fatin e Fabjolës, pas incidentit të ndodhur gjatë spektaklit të së hënës. Pas vendimit të Agait për ta çuar fermeren në televotim të posaçëm, publiku vendosi që Fabjola të largohet nga gara.
Por të papriturat nuk mbaruan këtu. Një tjetër moment i fortë ishte kërkesa e Gresës për të lënë përfundimisht garën. Edhe pse largimi ishte kërkuar disa herë prej saj gjatë javëve të fundit, këtë herë vendimi dukej përfundimtar.
Prime-i solli gjithashtu dy hyrje të reja që pritet të trazojnë ekuilibrat në fermë. Kostana Morava dhe Inida Gjata u bënë zyrtarisht pjesë , duke sjellë energji dhe dinamika të reja mes fermerëve.
Një tjetër debat që ndezi studion ishte rikthimi në vëmendje i puthjes së Vanesës me vëllain disa javë më parë. Ishte Henri ai që e komentoi ashpër situatën gjatë prime-it, duke e konsideruar të papërshtatshme për publikun televiziv.
Megjithatë, ky koment u konsiderua si informacion i ardhur nga jashtë, çka solli reagimin e menjëhershëm të Agait. Si pasojë, Henri është dërguar automatikisht në nominim.
Mes gjithë tensioneve dhe debateve, një nga momentet më emocionale të mbrëmjes ishte surpriza për aktorin Evis Pupa.
Fillimisht, ai u përball me një pjatë japraku, ku mes emocionesh tha se e njihte menjëherë dorën e nënës së tij. Pak çaste më vonë, surpriza u bë edhe më prekëse me hyrjen e saj në fermë. Takimi mes tyre solli emocione, lot dhe batuta që zbutën për pak çaste atmosferën e tensionuar të prime-it.
Ndërkohë është hapur edhe një televotim për të hënën. Në nominim janë DJ Bujaka, Moza, Blerina, Sara dhe Henri. Publiku do të shpëtojë vetëm një prej tyre, ndërsa katër të tjerët do të përballen me sfidën vendimtare të së hënës.
Ditët që i lenë vendin njëra-tjetrës sjellin të papitura në Fermën VIP, teksa rrethi ngushtohet dhe gara shkon drejt rrugëtimit final ju mos humbisni asnjë moment në dy kanalet e dedikuara si dhe në ekranin e Vizion Plus.





