E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe gjashtë turistë

Një helikopter u rrëzua pranë malit OlolokWe, në Qarkun Samburu, në veri të Kenias këtë të mërkurë. Si pasojë shtatë persona humbën jetën.

Sipas autoriteteve, në bordin e helikopterit ndodheshin gjashtë turistë dhe piloti. Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende të ditura.

Reklamë

Një dëshmitar në zonë përshkroi momentet pas rrëzimit të helikopterit në luginën malore, ndërsa në vendngjarje u raportua për tym dhe zjarr.

Banorët e zonës dhe ekipet e shpëtimit nxituan drejt vendit të aksidentit për të ndihmuar në situatën e krijuar.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias (KCAA) konfirmoi incidentin dhe bëri të ditur se ka nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e rrëzimit.

Një helikopter shpëtimi i kompanisë Air Tropic mbërriti në vendngjarje për të ndihmuar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë