Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Kërkohet largimi i Zelensky-t, presidenti sfidohet nga ish-ministri i...

Berisha dënon vrasjen në Ksamil: Industria turistike në Sarandë...

“Do sulmojmë bazat ushtarake të Amerikës në Europë”, NATO...

Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së për arkivimin...

Qytetarët: Mos e shkrini Patosin. Banorët protestojnë kundër hartës...

Irani: Do synojmë goditjen e objektivave amerikane në Evropë...

Tragjike, 3 anëtarë të së njëjtës familje mbyten në...

SHBA dhe Kanadaja drejt arritjes së marrëveshjes tregtare, Trump...

Shoferi humbi kontrollin e makinës, përfundon në fund të...

Kundërshtoi luftën në Ukrainë, dënohet me 11 vite burg...

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia me plan masash për të përballuar fluksin e lartë

19 Gusht 15:29

Në Malin e Tomorrit ka nisur pelegrinazhi i madh i besimtarëve bektashian.

Pelegrinazhi do të zhvillohet në datat 18-25 gusht 2026, ndërsa gjatë shtatë ditëve pritet që në Teqenë e Kulmakut dhe në Malin e Tomorrit të mbërrijnë rreth 600 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe vende të ndryshme të botës.

Për shkak të numrit të madh të vizitorëve që pritet të udhëtojnë drejt malit, Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e incidenteve dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve.

Në operacion janë angazhuar shërbimet e DVP Berat, Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore, shërbimet zjarrfikëse, Spitali Rajonal Berat, pushteti vendor dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Policia ka përcaktuar edhe itineraret që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve gjatë ngjitjes dhe zbritjes nga Mali i Tomorrit. Për automjetet që udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut, itinerari do të jetë Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi i Uznovës – Kryqëzimi i Plirëzit – Teqeja e Kulmakut.

Në kthim nga mali, drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin itinerarin Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – rruga “Antipatrea” – Rreth rrotullimi i Kombinatit.

Ndërkohë, pelegrinët dhe drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Çorovoda këshillohen të përdorin aksin Çorovodë – Gjerbës – Teqeja e Kulmakut dhe të njëjtin itinerar në kthim.

Gjatë gjithë periudhës së pelegrinazhit do të ketë kufizime të rëndësishme për qarkullimin. Në disa akse kryesore rrugore, përfshirë Vlashuk–Kuçovë–Berat, Ura e Kuçit–Dimal–Berat, Pobrat–Dimal–Berat, Berat–Mali i Tomorrit, Berat–Çorovodë dhe Çorovodë–Gjerbës–Mali i Tomorrit, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga ora 06:00 deri në 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

Gjithashtu, autobusët, fugonët me më shumë se tetë persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në segmentin Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit.

Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin Plirëz–Teqeja e Kulmakut qarkullimi do të zhvillohet në kolonë dhe parakalimet do të jenë të ndaluara. Policia ka kërkuar gjithashtu që drejtuesit e mjeteve të mos ndalojnë apo parkojnë në akset rrugore dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë për zonat ku lejohet parkimi.

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit është një traditë e rëndësishme e komunitetit bektashi dhe zhvillohet në nderim të Baba Tomorrit. Besimtarët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të marrë pjesë në ritet fetare, për t’u lutur për shëndet, paqe dhe mirësi në familjet e tyre, si dhe për të kryer ritualin tradicional të kurbanit.

Gjatë këtyre ditëve, shumë prej pelegrinëve vendosin çadrat e tyre në malin e shenjtë, ndërsa një pjesë e tyre ngjiten edhe drejt majës së Tomorrit, e cila ndodhet në një lartësi prej 2,416 metrash mbi nivelin e detit.

Barinjtë e zonës së Skraparit janë ndër të parët që mbërrijnë në malin e shenjtë, ku ofrojnë për pelegrinët qengjat që përdoren për kurbanin tradicional të festës.

Teqeja e Kulmakut ka hapur dyert prej disa ditësh dhe është përgatitur për pritjen e numrit të madh të vizitorëve. Në zonë janë siguruar hapësira për çadrat, banjat publike, ndriçimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Gjatë shtatë ditëve të pelegrinazhit, ritet kryesore fetare zhvillohen në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut, ku besimtarët mblidhen për lutje dhe për të përmbushur ritualet tradicionale.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Mali i Tomorrit Pelegrinazh

Nga e njëjta kategori

Skafet përplasen në lumin e Shalës, plagosen 8 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

më shumë...

Kërkohet largimi i Zelensky-t, presidenti sfidohet nga ish-ministri i Mbrojtjes

më shumë...

Berisha dënon vrasjen në Ksamil: Industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit

më shumë...

“Do sulmojmë bazat ushtarake të Amerikës në Europë”, NATO i përgjigjet kërcënimeve të Iranit: Jemi gati

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:48

Skafet përplasen në lumin e Shalës, plagosen...

3:29

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia me...

3:01

Kërkohet largimi i Zelensky-t, presidenti sfidohet nga...

2:41

Berisha dënon vrasjen në Ksamil: Industria turistike...

2:19

“Do sulmojmë bazat ushtarake të Amerikës në...

2:10

Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së...

1:54

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

1:30

Gjykata e lë në burg, Ylli Zalla:...

1:29

“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin...

1:18

Me thika, maska dhe kaçavida! Parandalohet konflikti...

1:10

Kaos në Portin e Vlorës, ndërpritet energjia...

1:06

Diddy në listën e dëshmitarëve për gjyqin...

12:58

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte...

12:50

Kishte kultivuar 135 bimë narkotike në Dukat...

12:47

Dy aksidente me tre të plagosur në...

12:41

Fiket zjarri në parkun kombëtar “Lurë –...

12:27

Sekuestrohen makina luksoze të vjedhura jashtë shtetit...

12:22

PDK proteston para qeverisë, tubimit i bashkohen...

12:19

Emigrantët kthehen në Greqi, fluks në pikën...

12:05

Qendër për personat në nevojë, prefektja e...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.