E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e në makinë, lihet në burg 29-vjeçari shqiptar

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vallecrosia, Imperia të Italisë pasi iu gjet kokainë. Ndaj tij, gjykata ka caktuar arrest në burg.

I riu u ndalua nga policia për një kontroll, gjatë një monitorimi rutinë të territorit. Gjatë kontrollit iu gjetën dy pako me kokainë, të mbyllura hermetikisht.

Dy të tjera u gjetën të fshehura brenda automjetit.

29-vjeçari kishte precedent penal, ndërsa edhe më herët kishte shfaqur sjellje të çuditshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë