E eliminuara e radhës nga Ferma VIP, Anada Nikollari, ka folur për eksperiencën e saj në Ferma Club, duke theksuar se koha e shkurtër nuk i dha mundësi të shfaqej plotësisht.
“E kam jashtë fatin. Për shkak të pak ditëve qëndrim nuk arrita të tregoj veten. Jam e lumtur që e mora si risk dhe për aq sa zgjati,” u shpreh ajo.
Anada tregoi se nuk ndikohet nga opinionet e jashtme dhe se nuk do ta përsëriste eksperiencën:
“Nuk mendoj se do e bëja në një moment të dytë.”
Sa i përket marrëdhënieve brenda fermës, ajo tha se nuk kishte komunikim me Vanesa Sono dhe u shpreh e habitur për raportin e saj me Indri:
“Është e habitshme që nuk kuptova asgjë brenda për Indrin dhe Vanesën. Nëse janë të lumtur, le ta vazhdojnë.”
Në fund, Anada dha edhe preferencat për fituesin, duke vlerësuar Moza, por duke theksuar:
“Me kaq ditë që jemi mendoj se Moza e meriton plotësisht ta fitoj këtë garë. Po të zgjidhja, do zgjidhja Gresën. Gresa është shumë e drejtpërdrejtë.”
/vizionplus.tv





