Një operacion kontrolli është realizuar sot në mëngjes në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Burgu i Peqinit është një prej burgjeve më të populluara në Shqipëri dhe kohët e fundit aty janë transferuar emra të njohur të botës së krimit.
Sipas burimeve jo zyrtare, operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.
Forcat speciale kanë “zbarkuar” në ambientet e institucionit, duke ushtruar kontrolle të imtësishme në çdo qeli, sektor dhe hapësirë të brendshme të burgut.
Ky kontroll vjen në një kohë kur siguria në burgje mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit penitenciar në Shqipëri, duke shtuar nevojën për kontrolle të shpeshta dhe masa më të forta.





