Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 August 2026
Vizion fokus

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri i afrohet...

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës me histori...

Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje SHBA-Iran e...

Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres italiane,...

Sezoni turistik, policia shton kontrollin në det

Ukraina akuzon Rusinë për krime lufte pas sulmit me...

Zjarret në Francë zbulojnë qindra predha të Luftës së...

Rritje page për gjyqtarët e prokurorët, PS, projektligj të...

Pagjumësia nga nxehtësia: problem serioz në Evropë

Tkurret biznesi i vogël në Shkodër, sindikatat: Ka rënë...

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

16 Mars 16:48

Kryeministri i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Savo Miniq, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Ai njoftoi për dorëheqjen e tij gjatë një konference për media të mbajtur në Banjallukë më 16 mars. Ai tha po ashtu se është konsultuar me presidentin e Republikës Sërska, Sinisha Karan, dhe se ai do ta propozojë sërish për mandatar për ekzekutivin e ri.

Miniq, që është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, subjekt i Millorad Dodikut, shtoi se e ka mbështetjen e shumicës në Kuvendin Popullor të RS-së.

Ai tha se për këtë hap u vendos me qëllim që të sigurohet legaliteti dhe legjitimiteti i Qeverisë, duke shtuar se ka kundërshtime edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, pa shpjeguar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

Kuvendi Popullor i RS do ta shqyrtojë dorëheqjen e tij pasditen e së hënës, në një seancë që është thirrur menjëherë pas konferencës së tij për media.

Kjo është hera e dytë në disa muajt e fundit që Miniq jep dorëheqje dhe paralajmëron se do të jetë sërish mandatar për formimin e Qeverisë së entitetit serb.

Më herët ai kishte qenë ministër i Bujqësisë në Republikën Sërpska dhe u emërua kryeministër i entitetit më 2 shtator të vitit të kaluar.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi më 23 janar se kjo Qeveri nuk ishte kushtetuese, pasi atë e kishte propozuar për mandatar në gushtin e kaluar Millorad Dodik, i cili në atë kohë pretendonte se ishte president i Republikës Sërpska.

Sipas Kushtetutës së RS, mandatarin mund ta propozojë vetëm presidenti i entitetit, ndërsa ky post i ishte hequr Dodikut pasi një vendim i gjyqësorit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë, u bë i formës së prerë. Ky vendim ia ndalon Dodikut ushtrimin e funksioneve publike për gjashtë vjet.

Disa ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, Miniq dha dorëheqje. Si mandatar e propozoi ushtruesja e atëhershme e detyrës së presidentit të RS, Ana Trishiq Babiq, dhe ai më pas u bë sërish kryeministër.

Deputetët e Partisë së Aksionit Demokratik dhe të Frontit Demokratik në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës edhe pas këtij emërimi iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, duke kërkuar që ai të shfuqizohet.

Në ankesën e tyre, ndër të tjera, ata pretendojnë se emërimi i kryeministrit mbi bazën e propozimit të ushtrueses së detyrës së presidentit përbën “shkelje të drejtpërdrejtë dhe të vetëdijshme të parimit të sundimit të ligjit” që burgon nga Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës ende nuk ka dal me një vendim për këtë çështje.

Qamil Durakoviq, nënkryetar i RS-së, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të RS-së vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Trishiq Babiq në atë funksion, duke pasur parasysh se Kushtetuta e entitetit nuk e njeh funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentit.

Gjykata Kushtetuese e RS-së më 25 shkurt pezulloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të emërimit të saj./rel

Posted Under:
Anash Rajoni

Nga e njëjta kategori

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri i afrohet banesave

më shumë...

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës me histori në Angli

më shumë...

Dua Lipa dhe Callum Turner bëjnë paraqitjen e parë në tapetin e kuq si çift i martuar

më shumë...

Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje SHBA-Iran e mundur brenda pak orëve të ardhshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:07

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri...

6:37

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës...

6:32

Situatë dramatike nga zjarri në Rriban të...

6:16

Dy turistë gjermanë bllokohen në malin e...

6:11

Rubio: Kemi përparim në bisedimet me Iranin...

5:40

Dua Lipa dhe Callum Turner bëjnë paraqitjen...

5:09

Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje...

5:07

Kosova heton edhe një vendndodhje tjetër për...

4:57

Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e...

4:38

Sezoni turistik, policia shton kontrollin në det

4:34

Përfshihet nga flakët një banesë dykatëshe në...

4:23

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:15

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët...

3:59

Ukraina akuzon Rusinë për krime lufte pas...

3:25

Zjarret në Francë zbulojnë qindra predha të...

3:05

Rritje page për gjyqtarët e prokurorët, PS,...

2:48

Pagjumësia nga nxehtësia: problem serioz në Evropë

2:32

Përgatitja e ekstradimit të Beqirajt, Ministria e...

2:19

Tkurret biznesi i vogël në Shkodër, sindikatat:...

2:05

Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë...

Më të klikuarat

  • Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kam...
  • Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në r...
  • Mbajti trupin e nënës në frigorifer për tre vite që të merrt...
  • EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë...
  • Shpallen non grata dy persona, Bekir Halimit e Valon Belës i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.