Partizani u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes 1-3 ndaj Elbasanit. Klubi i kuq, nëpërmjet një reagimi, ka shprehur pakënaqësi për arbitrimin.
Sipas kryeqytetasve, penalltia e akorduar nga arbitri Hamiti në fundin e takimit është inekzsitente dhe i bën thirrje FSHF-së për marrjen e masave.
Reagimi i Partizanit:
Klubi Partizani dënon me forcë gjykimin e ndeshjes së sotme të kupës së Shqipërisë Partizani – Elbasani, me një rrugaç si Eldorian Hamiti. Ky arbiter është non grada për Partizanin. Rasti më flagrant është minuta 119 kur Hamiti vendosi kualifikimin me nje penallti inekzistente, të cilën vetëm ai e ka parë.
Çdokush mund të gjykojë vetë nga këto pamje të cilat nuk kanë nevojë për koment.
Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës se lojtarëve dhe dëmin që i bëhet ekipit.
I bëjmë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit përjashtimin e këtyre arbitrave rrugaçë nga sistemi i arbitrimit që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmtojnë imazhin e futbollit si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive.
FK Partizani kërkon vetëm drejtësi!




