Sopoti ka bërë sot një surprizë të madhe teksa ka eliminuar Luftëtarin në play-out për Kategorinë e Parë dhe ka siguruar vendin e tij atje për sezonin e ardhshëm.
Fitorja me penallti ndaj gjirokastritëve nisi festën për ekipin e qytetit të dhe mbështetësit e shumtë që kishin shkuar ta shihnin në Vlorë ku u luajt ndeshja. Një festë të cilës i është bashkuar me urimet e tij edhe kryebashkiaku i Librazhdit, Maringlen Disha.
“Urime ekipit të KF Sopoti për ngjitjen në Kategorinë e Parë!
Një sukses i merituar pas shumë sakrifice, pune dhe përkushtimi nga futbollistët, stafi drejtues dhe tifozët e mrekullueshëm që nuk reshtën kurrë së besuari.
Sot fiton jo vetëm ekipi, por gjithë Librazhdi!
Krenar për këtë arritje dhe i bindur se më të mirat për Sopotin janë ende përpara.
Suksese në sfidat e reja!”, shkruhet ne reagimin e kryebashkiakut të Librazhdit.




