E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën: Nëse mbështesni veprimet e paligjshme të SHBA-së, do të përgjigjemi

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, ka paralajmëruar Britaninë e Madhe dhe Francën, se nëse anijet luftarake të këtyre dy vendeve mbështesin veprime që Teherani i cilëson “të paligjshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare” të Shteteve të Bashkuara në Ngushticën e Hormuzit, Irani do të japë një përgjigje të menjëhershme dhe vendimtare.

Ndërkohë, mediat iraniane raportojnë se Teherani i ka dorëzuar përgjigjen e tij propozimit amerikan përmes kanaleve ndërmjetësuese pakistaneze.

Sipas agjencisë IRNA, ky kuadër parashikon që në këtë fazë negociatat të fokusohen në përfundimin e konfliktit.

Pakistanit i është atribuar roli i ndërmjetësit në përpjekjet për arritjen e një armëpushimi mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë