Pranvera dhe vjeshta janë dy sezonet kur llixhat e Treganit në Elbasan mirëpresin pacientë nga qytete të ndryshme të vendit por edhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Vizitorët kryesisht janë mosha e tretë, të cilët thonë se llixhat i frekuentojnë për të kuruar problemet shëndetësore.
“Vetëm për banjot. Është hera e pestë që vij, bashkë me gruan”.
“Vijmë nga Prishtina, vijmë prej 10 vitesh rregullisht. Mundohemi të vijmë dy herë në vit”.
Mungesa e qendrave shëndetësore dhe infrastruktura, duket se janë një ndër problematikat të cilat pacientët nënvizojnë, ndërsa kërkojnë ndërhyrje dhe përmirësim të kushteve.
“Këtu në këtë fshat mungon sistemi shëndetësor, një farmaci. Nëse ndodh diçka duhet të ikësh në Elbasan ose në Cërrik.”
Llixhat e Elbasanit mbeten një destinacion i veçantë për turistët që kërkojnë shërbime kurative dhe relaks në një mjedis natyror me pishina të hapura termale.




