E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 25 sekonda më parë
Bota

Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike bërthamore nëse vritet Kim Jong Un

Koreja e Veriut ka miratuar ndryshime në Kushtetutë, duke përfshirë një dispozitë që parashikon kundërpërgjigje automatike bërthamore në rast se lideri i vendit, Kim Jong Un, vritet ose neutralizohet.

Sipas mediave britanike, ndryshimi vjen në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike dhe pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Reklamë

Ndryshimet kushtetuese u miratuan gjatë një seance të Asamblesë Supreme Popullore në Phenian. Sipas raportimeve, autoritetet e inteligjencës në Korenë e Jugut kanë informuar zyrtarët qeveritarë për këtë zhvillim.

Ndërkohë, Koreja e Veriut ka bërë edhe ndryshime të tjera në Kushtetutë, duke hequr referencat për ribashkimin me Korenë e Jugut dhe duke theksuar se dy vendet janë shtete të ndara.

Muajin e kaluar, Kim Jong Un deklaroi se do të forcojë më tej kapacitetet bërthamore të vendit, ndërsa e cilësoi Korenë e Jugut si “shtetin më armiqësor” dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për “agresion dhe terrorizëm shtetëror”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë