E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 19 minuta më parë
Politikë

Debat i fortë në studio/ Hoxha: Pse Nano e dha dorëheqjen? Dudushi: E dha 40 ditë pas grushtit të shtetit

Protestat e dhunshme dhe situata politike kanë qenë shkak i debatit mes gazetarit Artan Hoxha dhe analistit Alban Dudushi në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

Duke bërë paralelizma me ngjarje të ndodhura dekada më parë, Hoxha pyeti se pse Nano dha dorëheqjen e menjëhershme në vitin 1998. Dudushi theksoi se kjo ndodhi pas 40 ditësh, vetëm pasi u qetësua situata pas grushtit të shtetit.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Hoxha: Protestuesit nuk duan të përfaqësohen politikisht, thonë vetëm: “Kryeministër, jep dorëheqjen”.

Reklamë

Dudushi: Nuk është çështje dëshirash.

Hoxha: Ti në 1998-ën ishe atje në protestë. Pse kryeministri Nano e dha dorëheqjen?

Dudushi: E dha 40 e ca ditë më mbrapa.

Hoxha: Jo, pas një jave. Po kishim Petron këtu, mo.

Dudushi: Ra nga protesta, u shua ajo që ndodhi me grushtin e shtetit.

Hoxha: Nuk pati grusht shteti.

Dudushi: Nëse tanket janë te PD-ja dhe pushtohet Radiotelevizioni, më thuaj ti çfarë është.

Hoxha: Ore, Rama nuk është shteti, po të jetë për shtetin, e bëjnë copë ata. Njeriu që ka krijuar situatën është Rama.

Dudushi: Kjo energjia e protestës së tanishme…

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.