E martë, 20 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani i përgjigjet SHBA-së për paqen, Teherani i dorëzon Pakistanit qëndrimin për përfundimin e luftës

Përgjigja e Iranit ndaj propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës i është dërguar Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës në konflikt, raportuan mediat iraniane.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, dokumenti me qëndrimin zyrtar të Teheranit është dërguar përmes kanaleve diplomatike pakistaneze drejt Shteteve të Bashkuara.

Reklamë

Në propozimin e paraqitur nga SHBA kërkohet që negociatat të përqëndrohen në përfundimin e luftës dhe uljen e tensioneve në rajon.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit kishte deklaruar më herët se qëndrimi zyrtar i vendit do të përcaktohej dhe do të dërgohej vetëm pasi të përfundonin proceset e brendshme të shqyrtimit dhe të merreshin vendimet përfundimtare.

Reklamë

Pakistani vazhdon të luajë rolin e ndërmjetësit në përpjekjet diplomatike mes palëve, pasi më herët kishte ndihmuar në arritjen e një armëpushimi të përkohshëm dhe në hapjen e një procesi negociatash në Islamabad, të cilat megjithatë nuk sollën progres konkret.

Sipas raporteve, bisedimet mbeten në fazë të ndjeshme, ndërsa palët vazhdojnë shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësve rajonalë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë