E hënë, 19 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Më vjen keq që nuk kalova më shumë kohë me ta”, Majlinda Bufi flet për pengun si nënë

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ka ndarë një anë më personale të jetës së saj, duke folur për raportin me fëmijët dhe pengun që i ka mbetur nga vitet e angazhimit në politikë.

E ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion” nën moderimin e Fjodora Fjorës, Bufi pranon se ka qenë një nënë e rreptë dhe se, duke iu përkushtuar politikës me kohë të plotë që prej vitit 2013, nuk ka arritur të kalojë aq kohë me fëmijët sa do të kishte dëshiruar.

Reklamë

Ajo tregon se e kuptoi më shumë këtë mungesë kur të dy fëmijët u larguan për të studiuar në fakultet. Megjithatë, Bufi shprehet se edukimi i rreptë dhe kërkesa për përgjegjësi kanë ndikuar që ata të rriten të arsimuar dhe, mbi të gjitha, njerëz të mirë.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Bufi: Jam munduar të jem model për vëllezërit dhe motrat e tjera. Kam qenë fëmija i madh. Jemi përpjekur që gjatë gjithë kohës të jemi kërkues dhe punëtorë. Katër nga ne janë inxhinierë, një motër për gjuhësi dhe një motër për punë sociale.

Po me fëmijët, si ke qenë, nënë tolerante apo e butë?

Bufi: Më vjen keq që kam qenë nënë e rreptë. Është çështje karakteri. Unë them që kjo ka edhe anën e mirë të saj. Nuk kam qenë aq e butë sa duhet, por kërkesa e llogarisë ka nxjerrë dy fëmijë me arsim dhe mbi të gjitha njerëz të mirë. Duke qenë se edhe ne u edukuam me këtë lloj fryme, unë të paktën, por besoj edhe brezi im, nuk arritëm të bënim dot diçka ndryshe. Unë do të doja të kisha kaluar pak më shumë kohë me ta. Ajo që më vjen keq është se unë fillova politikën aktive në vitin 2013, edhe pse më parë kam qenë e angazhuar. Në vitin 2013 u bëra politikane me kohë të plotë dhe në atë kohë ata ishin në moshën më të bukur. Kjo është periudha për të cilën më vjen shumë keq, sepse duhet të kisha kaluar shumë më tepër kohë me ta. E kuptova këtë kur ata ikën në fakultet. Duke qenë se kanë vetëm një vit diferencë, ikën shumë shpejt të dy.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.