E hënë, 19 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Autori punonjës i Policisë Ushtarake, ky është 40-vjeçari që dyshohet se vrau dy vëllezërit në Bathore

Ngushëllim Manz

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e autorit  të dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve në Bathore, Ngushëllim Manzi. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në rrugën “Petrela”, në Bathore.

Sipas policisë, autori i dyshuar,  Ngushëllim Manzi, 40 vjeç u konfliktua me tre vëllezër,  Selami Islami, Nazmi  Islami dhe Shefqet Islami, komshinjtë e tij.

Reklamë

Më pas konflikti u përshkallëzua deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë, shtetasi  shtetasi Selami Islami, rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit Nazmi Islami, 48 vjeç, dhe Shefqet Islami, rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital. Fatkeqësisht, 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Reklamë

Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, Manzi është punonjës i Policisë Ushtarake.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.