E hënë, 19 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e dy vëllezërve, shkak dyshohet një avlli në banesën e tyre, detaje nga ngjarja e rëndë

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Bathore, ku Ngushëllim Manzi, 40 vjeç u konfliktua me tre vëllezër,  Selami Islami, Nazmi  Islami dhe Shefqet Islami, komshinjtë e tij.

Nga sherri që dyshohet se lindi për një avlli, Manzi qëlloi me armë, ku si pasojë humbën jetën Selami Islami dhe Nazmi  Islami, ndërsa u plagos Shefqet Islami.

Reklamë

Burime ëpr Vizion Plus bëjnë me dije se tre vëllezërit jetonin në shtëpi më vete, por që ishin ngjitur me njëra-tjetrën.

Sot kishte ardhur dhe një betoniere, pasi vëllezërit po punonin për ndërtimin e një avllije. Kjo, referuar edhe dëshmive të komshinjve, mendohet të ketë qenë shkaku i konfliktit, që përfundoi me dy viktima dhe një person të plagosur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.