Vendi
Nisin trazirat, protestuesit tentojnë t’i vënë flakën Ministrisë së Arsimit, policia i largon me ujë

Kanë nisur trazirart në në ditën e tetë të protestës, pasi protestuesit janë zhvendosur drejt Ministrisë së Arsimit, ku kanë tentuar t’i vënë flakën godinës.
Situata është tensionuar pranë institucionit, ndërsa policia u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë dhunën dhe të mos sulmojnë institucionet publike.
Reklamë
Përballë përshkallëzimit të situatës, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të larguar protestuesit nga godina.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




