E shtunë, 19 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

170 banesa sociale ndahen këtë vit për të pastrehët

Në 10 vitet e fundit Enti Kombëtar i Banesave ka ndërtuar 1026 njësi, ku përfshihen apartamente, njësi shërbimi dhe garazhe me kosto të ulët, për familjet e pastreha. Por pavarësisht këtyre shifrave, çështja e strehimit mbetet ende e prehtë më vendin tonë. Kjo për shkak të buxhetit të kufizuar që ofrohet për këtë kategori.

“Sa i përket apartamenteve, Enti Kombëtar i Banesave ka realizuar ndërtimin e 733 apartamenteve me fondet e veta dhe gjatë vitit 2026 do të strehohen në total 170 familje në të gjithë vendin. Aktualisht Enti Kombëtar i Banesave ka në proces ndërtimi 170 apartamente në disa bashki të vendit, konkretisht 70 në Vlorë, 30 në Shijak, 30 Burrel dhe 40 të tjera në Berat”, tha Besmir Hysa, drejtor i Entit Kombëtar të Banesave.

Por brenda vitit një strategji e re për strehimin pritet të miratohet, e cila do të ketë në fokus tre elementë.

“Objektivi i Entit Kombëtar të Banesave është zgjerimi gradual i programeve të strehimit dhe zhvillimi i modeleve më të integruara të banimit. Projektet e reja synojnë, rritjen e standardit urban, krijimin e komuniteteve të organizuara dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës”, tha Hysa në Vizion Plus.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video