Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 June 2026
Vizion fokus

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt,...

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë presionin ndaj...

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të kënaqur me...

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në Itali, del...

U ekzekutua pasi shau Putinin, arrestohet një person i...

BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin

Dënohen me burg dy persona në Britani, akuzohen se...

Lavrov njofton hakmarrjen ndaj bombardimeve nga Ukraina: Do të...

Netanyahu: Nuk do të tërhiqemi nga Libani jugor për...

Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi...

Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për të përmbushur misionin

3 Mars 19:41

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se misioni paqeruajtës në Kosovë do të mbetet “i fuqishëm dhe i gatshëm për misionin e tij”.

Duke folur për rolin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të aleancës, gjatë vizitës së sotshme në Shkup, Rutte tha se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi strategjike për NATO-n.

Ai falënderoi Shkupin zyrtar për kontributin në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se ky mision “vazhdon të luajë rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”.

“Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për të përmbushur misionin”, tha ai, duke shtuar se bashkëpunimi mes aleatëve është thelbësor për sigurinë e përbashkët.

Misioni i KFOR-it u vendos në Kosovë në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt dhe parandalimin e rikthimit të dhunës. Ai mbetet operacioni më jetëgjatë dhe një nga më të mëdhenjtë aktivë të NATO-s.

Fillimisht, forca shumëkombëshe numëronte mbi 50.000 trupa, ndërsa sot ka rreth 4.700 ushtarë. Rreth 590 prej tyre janë nga Shtetet e Bashkuara.

Deklaratat e Ruttes vijnë në një kohë kur, muajt e fundit, janë shtuar diskutimet për mundësinë e një rishikimi të angazhimit amerikan në misionet e jashtme të NATO-s, përfshirë edhe Kosovën.

Megjithatë, Pentagoni ka thënë se nuk ka ndonjë njoftim për ndryshim të dislokimit të forcave në KFOR.

Në Kosovë, KFOR-i vazhdon të jetë përgjegjës për sigurinë e kufirit tokësor me Serbinë dhe për garantimin e një mjedisi të sigurt, veçanërisht në veri të vendit, ku tensionet mbeten të pranishme për shkak të mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
KFOR Rutte

Nga e njëjta kategori

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në GJKKO

më shumë...

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë presionin ndaj Moskës

më shumë...

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të kënaqur me marrëveshjen me Iranin

më shumë...

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në Itali, del dëshmia për një makinë të dytë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

5:55

U ekzekutua pasi shau Putinin, arrestohet një...

5:39

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:34

BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin

5:26

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i...

5:17

Dënohen me burg dy persona në Britani,...

5:02

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

4:54

“S’kam me lënë pa ju shkatërrue”, Bajrajt...

4:52

Lavrov njofton hakmarrjen ndaj bombardimeve nga Ukraina:...

4:36

Parashikimi i motit për ditën e premte

4:22

Netanyahu: Nuk do të tërhiqemi nga Libani...

4:11

Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë,...

3:59

Shtyhet votimi në Kuvend, propozimi i Ballës...

Pellumb Gjoka
3:33

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon me 9...

3:30

I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi...

3:21

Rezerva e uraniumit e Iranit mund ta...

3:11

Taksa e pronës do të rritet, ekspertët:...

Më të klikuarat

  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.