Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në një banesë dy katëshe në Fier

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Kubës

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar...

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe Rusi duhet...

Shpërthime të fuqishme në ishullin Qeshm të Iranit, alarm...

I dënuar me 14 vite burg për kokainë, ekstradohet...

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit! Qeveria “nxeh...

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme për peshkaqenët...

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e monumenteve pasdite

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska kundërpërgjigjet me...

Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për të përmbushur misionin

3 Mars 19:41

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se misioni paqeruajtës në Kosovë do të mbetet “i fuqishëm dhe i gatshëm për misionin e tij”.

Duke folur për rolin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të aleancës, gjatë vizitës së sotshme në Shkup, Rutte tha se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi strategjike për NATO-n.

Ai falënderoi Shkupin zyrtar për kontributin në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se ky mision “vazhdon të luajë rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”.

“Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për të përmbushur misionin”, tha ai, duke shtuar se bashkëpunimi mes aleatëve është thelbësor për sigurinë e përbashkët.

Misioni i KFOR-it u vendos në Kosovë në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt dhe parandalimin e rikthimit të dhunës. Ai mbetet operacioni më jetëgjatë dhe një nga më të mëdhenjtë aktivë të NATO-s.

Fillimisht, forca shumëkombëshe numëronte mbi 50.000 trupa, ndërsa sot ka rreth 4.700 ushtarë. Rreth 590 prej tyre janë nga Shtetet e Bashkuara.

Deklaratat e Ruttes vijnë në një kohë kur, muajt e fundit, janë shtuar diskutimet për mundësinë e një rishikimi të angazhimit amerikan në misionet e jashtme të NATO-s, përfshirë edhe Kosovën.

Megjithatë, Pentagoni ka thënë se nuk ka ndonjë njoftim për ndryshim të dislokimit të forcave në KFOR.

Në Kosovë, KFOR-i vazhdon të jetë përgjegjës për sigurinë e kufirit tokësor me Serbinë dhe për garantimin e një mjedisi të sigurt, veçanërisht në veri të vendit, ku tensionet mbeten të pranishme për shkak të mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
KFOR Rutte

Nga e njëjta kategori

Zjarr në një banesë dy katëshe në Fier

më shumë...

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Kubës

më shumë...

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

më shumë...

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe Rusi duhet të ndalen menjëherë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:03

Zjarr në një banesë dy katëshe në...

11:02

Pa djalin duke u zënë me grushte,...

10:38

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet...

10:24

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e...

10:09

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe...

10:05

Shpërthime të fuqishme në ishullin Qeshm të...

9:59

Harrojeni hekurin në kulmin e vapës! Truku...

9:55

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:31

I dënuar me 14 vite burg për...

9:28

Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e...

9:19

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën...

9:05

Zelensky viziton Beogradin javën e ardhshme, takim...

9:00

Zjarri në Drenije mbetet aktiv, zjarrfikësit e...

8:42

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit!...

8:21

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme...

8:18

Konsumi i ulët i sheqerit për fëmijët...

8:03

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e...

7:42

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska...

6:58

“E kemi humbur besimin te Infantino”, UEFA...

6:41

Situatë e vështirë nga zjarri në Mallakastër,...

Më të klikuarat

  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për pushime, publi...
  • Ekstradohet në Shqipëri Sokol Hoxha, i dënuar për vrasje! Mb...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.