Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

Zjarret gjatë verës, Demo: 20 mln euro për emergjencat...

Puka, epiqendër e turneut të qitjes, Tomorri fiton “Kupën...

“Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e...

Programi Kombëtar për Bizneset në tregun e BE, Rama:...

83-vjetori i masakrës me 107 të vrarë në Borovë,...

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë në një...

Program i ri për përgatitjen e bizneseve shqiptare drejt...

Vizita në Londër, Princit Harry i mohohet qëndrimi në...

Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së...

Zjarret përfshijnë jugun e Europës, Franca, Spanja dhe Portugalia...

Ataku në zemër, cilat simptoma na paralajmërojnë javë më parë?

5 Janar 23:47

Edhe pse infarkti akut i miokardit është një urgjencë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, ku çdo minutë është jetik, në shumë raste, organizmi jep sinjale paralajmëruese ditë apo edhe javë më herët. Këto shenja duhen vlerësuar pa vonesë nga një profesionist i shëndetit.

Çfarë ndodh gjatë një infarkti?

Gjatë infarktit, enët e gjakut që furnizojnë zemrën me oksigjen dhe lëndë ushqyese bllokohen. Një nga shkaqet kryesore është ngushtimi dhe ngurtësimi progresiv i arterieve, i njohur ndryshe si sëmundje koronare. Ky proces zhvillohet ngadalë, ndaj simptomat mund të shfaqen para se të ndodhë bllokimi i plotë.

Shenjat paralajmëruese që nuk duhen injoruar

Simptoma më e zakonshme paralajmëruese është angina, një ndjesi dhimbjeje, presioni ose shtrëngimi në gjoks, shpesh e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje. Nëse kjo shfaqet gjatë aktivitetit fizik (si ecja apo ngjitja e shkallëve) dhe zhduket me pushim, është shumë e rëndësishme të konsultoheni me mjekun.

Gjithashtu, edhe shenja më të lehta mund të jenë sinjale alarmi, sidomos kur zgjasin për disa ditë:

-Vështirësi në ngjitjen e shkallëve apo aktivitetet e zakonshme për më shumë se dy javë

-Dobësi e pashpjegueshme

-Frymëmarrje e vështirësuar pa shkak të dukshëm

-Lodhje e tepruar, e papërputhshme me aktivitetin fizik

Kur situata bëhet kritike

Rreziku rritet kur simptomat shfaqen papritur, edhe në gjendje pushimi. Kjo mund të tregojë se një infarkt i afërt është shumë i mundshëm. Në këtë fazë, reagimi i shpejtë është vendimtar. Simptomat tipike janë:

-Dhimbje ose ndjesi shtypjeje në gjoks (apo pas kockës së kraharorit) që zgjat më shumë se 5 minuta

-Dhimbje që përhapet në krah (sidomos në të majtin), pjesën e sipërme të barkut, shpinë, qafë, nofulla apo shpatulla

-Ndjesi peshe, ngjeshjeje ose “bllokimi” në gjoks

-Djegie në gjoks që mund të ngatërrohet me urth

Te gratë, simptomat mund të jenë më “të fshehta”

Tek gratë, infarkti mund të shfaqet ndryshe nga simptomat klasike. Shpesh shfaqen shenja jo specifike si:

-Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut (e ngjashme me dhimbje stomaku)

-Nauze ose të vjella

-Marramendje

-Ndjesi të fikëti

-Lodhje e madhe dhe e pashpjegueshme

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
atak Shenja Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ekonomia do të sjellë ankth për këto 2 shenja, kush është i favorizuar

më shumë...

Truri ‘rinohet’ duke mësuar më shumë gjuhë të huaja! Studimi: Mosha neurologjike ulet deri me 13 vjet

më shumë...

Si të kujdeseni për lulet ndërkohë që jeni me pushime

më shumë...

Parashikimi i yjeve për sot: Një ditë me mundësi dhe sfida, shenja që duhet t’i bëjë “sytë katër”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

1:09

Zjarret gjatë verës, Demo: 20 mln euro...

1:08

Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor...

1:03

Puka, epiqendër e turneut të qitjes, Tomorri...

12:20

Kosova sekuestron asete në vlerë prej 1...

12:07

“Klubi Partizani ka pasur zero interes për...

11:50

Programi Kombëtar për Bizneset në tregun e...

11:44

83-vjetori i masakrës me 107 të vrarë...

11:40

U zhvati 50 mln € evropianëve me...

11:35

Rënia e euros, Rama: Sot sipërmarrjet janë...

11:26

Program i ri për përgatitjen e bizneseve...

11:22

Vizita në Londër, Princit Harry i mohohet...

10:56

Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e...

10:37

Rrezikuan jetën e pushuesve në Sarandë, bllokohen...

10:26

Truri ‘rinohet’ duke mësuar më shumë gjuhë...

10:15

Zjarri në Drizë të Fierit, arrestohet autori...

9:51

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Sarandës,...

9:49

Si të kujdeseni për lulet ndërkohë që...

9:29

Zjarret përfshijnë jugun e Europës, Franca, Spanja...

9:21

Grabitje spektakolare në muzeun Lalique në Francë,...

9:01

Sulm rus me raketa balistike ndaj Kievit,...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Viola...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Fier, banorët në ndihm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.