Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht të tronditur,...

AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është përgjegjës për...

Rrezik nga Inteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të drejtat e...

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime...

PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria...

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull...

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit ka nisur....

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më qëlluan”, ra...

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse në portën...

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

“Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit në GJKKO

6 Korrik 12:07

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është paraqitur ditën e sotme në Gykatën e Posaçme, në cilësinë e dëshmitarit për çështjen “Partizani”. Ndërkohë janë zbardhur edhe pjesë nga dëshmia e ish-ministrit përpara togave të zezave.

Ai është shprehur gjatë fjalës së tij se gjatë kohës që ai ishte ministër i Mbrojtjes, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes dhe se administrohej nga persona privatë.

Oketa u shpreh se klubi nuk ishte një vend i veçantë për Ministrinë për shkak se nuk mund të përdorej nga institucioni.

Ndër të tjera shtoi se për herë të parë kjo çështje i ka ardhur në zyrë, si praktikë që prona ishte e pronarëve me dokumenta të rregullta dhe me pagesë të kryer.

Pjesë nga dëshmia:

SPAK: Kur ke qenë ministër i Mbrojtjes dhe çfarë funksionesh ke pasur?

Oketa: Kam qenë zëvendëskryeministër, më pas kam marrë detyrën e ministrit të Mbrojtjes. 2009–2012 kam qenë deputet i Kuvendit.

SPAK: Çfarë ishte Klubi Partizani në raport me Ministrinë e Mbrojtjes?

Oketa: Në kujtesën time, Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes. S’më kujtohet të kishte interes të veçantë. Në dijeninë time administrohej nga persona privatë. Pothuajse në asnjë nga diskutimet apo mbledhjet nuk mbaj mend të ketë pasur një zë që ky klub të zinte një vend të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: Në kohën kur ishe ministër i Mbrojtjes, ke nisur zbatimin e VKM-së së qeverisë për klubin?

Oketa: Kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe jo ministër sporti. Nuk kishte vend të veçantë për ne, sepse nuk ishte një vend që mund të përdorej nga Ministria e Mbrojtjes. Klubi Partizani, në kujtesën time, ka qenë një klub privat. Unë as e kam konsideruar fare si një institucion kulturor, nuk e bën godina, por puna.

SPAK: Jeni interesuar për pronën, duke qenë se ishte në varësinë tuaj?

Oketa: Për herë të parë në tavolinën time kjo çështje më ka ardhur në zyrë si praktikë që ajo pronë ishte e pronarëve. Praktika ishte e plotë dhe ata kishin bërë edhe pagesën. Nuk kisha asnjë arsye pse ta mbaja atë pronë në varësi.

Edhe sot, nëse shikoni faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, keni një sektor që flet për pronat dhe ende sot nuk kemi një inventar të pronave. Kishte ushtarakë që e kundërshtonin, meqë kishte ardhur përgjigjja nga Këshilli i Ministrave, atëherë unë kam dhënë direktivën që të ndiqen të gjitha procedurat ligjore në fuqi, për sa kohë pronarët kishin dokumente të shtetit në lidhje me këtë çështje. E theksoj edhe një here, nuk ka pasur interes për Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: A keni pasur përfaqësues të ministrisë kur është bërë vlerësimi?

Oketa: Unë nuk kujtoj të kem autorizuar ndonjë ushtarak në lidhje me këtë çështje. Kanë kaluar 18 vjet nga ajo kohë, por nëse keni ndonjë dokument me firmën time, jam i gatshëm t’i dal për zot.

Ministria e Mbrojtjes ka pasur 12 mijë persona personel civil dhe ushtarak. Nëse ju pretendoni që ministri duhet të kujdeset për çdo gjë, atëherë stafi duhet të ikë në shtëpi. Futem tek ato politika që kam firmosur për shumë delegime kompetencash, mund t’i shikoni në dokumenta.

SPAK: Urdhrin që keni firmosur që ta dorëzonte komanda mbështetëse, jeni njohur me ndonjë dokument?

Oketa: Çdo person që ka pasur për detyrë për të ndjekur këtë praktikë ka firmosur dhe në fund ka ardhur tek unë. Pas vitit 1990 shumë prona të Ministrisë së Mbrojtjes dolën të tepërta dhe shumë prona dalin nga plani i përhapjes sepse nuk i duhen ushtrisë. Edhe në këtë rast është ndjekur e njëjta praktikë. Nuk është e vetmja pronë që është kthyer. Sepse kur prona del nga plani i përhapjes, shteti e përdor për interesa të tij nëse nuk ka pronarë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht të tronditur, por nuk do të dorëzohemi! Duhet të korrigjojmë gabime dekadash

më shumë...

AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është përgjegjës për bllokimin e institucioneve

më shumë...

Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj: Dominojnë traumat nga aksidentet e pickimet nga insektet

më shumë...

Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot lamtumira 16-vjeçarit nga Kosova, dyshohet se u vra me armë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:54

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht...

2:48

AAK protestë para Kuvendit: Albin Kurti është...

2:45

Rrezik nga Inteligjenca Artificiale, OKB: Kërcënon të...

2:37

Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj:...

2:14

Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot...

1:59

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset...

1:54

PD takim me të Dërguarin Special të...

1:42

Balla pret të Dërguarin Special të Trump:...

1:36

Po transportonin tetë emigrantë të paligjshëm, arrestohen...

1:24

Kushtetuesja ndërhyn për pagat: Parlamenti duhet të...

1:17

A i shkatërron mikrovala vlerat ushqyese të...

1:04

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lezhë, terreni...

12:45

Të moshuarit nuk i ndahen bujqësisë, çifti...

12:35

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit...

12:20

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më...

12:09

Zjarr në një gomisteri në Tresh të...

12:05

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse...

11:57

Rrugorja e Tiranës nuk fal shoferët problematikë,...

11:43

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka...

11:40

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.