E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Funerali politik i Edi Ramës”, Berisha: Populli po kërkon largimin e kreut të meduzës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti protestuesit, duke theksuar se ata, përmes simbolikës, organizuan funeralin politik të kryeministrit Edi Rama.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se tubimi i 4 korrikut është i ngjashëm me atë të 20 shkurtit të vitit 1991, kur qytetarët e Tiranës rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha.

Reklamë

“Mbrëmë, qindra mijëra protestues përmbysën, para zyrave të tij, shtatoren e narkodiktatorit Edi Rama dhe i organizuan, me simbolizma, funeralin e tij politik”, tha Berisha.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po sulmon protestuesit dhe qytetarët.

Reklamë

“Sot, në vend të dorëheqjes, Edi Rama urdhëroi përsëri të provojë apo të reklamojë suksese dhe të anatemojë protestën e qytetarëve. Ai foli për një korrje të zezë dhe ujërat që rrjedhin ndër të. Në të vërtetë, mbrëmë në Tiranë ishte deti i ujërave të pastra të popullit shqiptar që kërkon largimin e kreut të meduzës dhe qeverisë së tij kriminale, organizatës kriminale”, u shpreh Berisha.

Berisha përsëriti se mbështet kërkesat e protestuesve, duke i bërë thirrje kryeministrit Rama të japë dorëheqjen.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë